Ali Ahmeti në ClickPlus, sonte, 21:30 drejtpërdrejt në TV21! – A është ende në hall Ali Ahmeti? – Ka apo jo telashe Ali Ahmeti me Ziadin Selën, dhe kush i ka fajet për këto “inate”? – A ma mirë me LSDM-në apo me VMRO-DMPNE në qeveri? – Cili është “më i fjalës” Zoran Zaev apo Nikolla Gruevski, sipas kryetarit të BDI-së? – Sa ka reflektuar Ali Ahmeti për rezultatet në dy palë zgjedhje? – Kur do t’i nis ai reformat në BDI dhe a mban përgjegjësi për punët e pakryera? Sonte Ali Ahmeti në #TV21! Pyetjet dhe komentet tuaja mund…
Author: Rilinda
Propozim ligji për amnisti pritet të “gëzojë” afro 3,500 persona nga vuajtja e dënimit me burg. Draft-ligjin pritet të paraqitet sot para deputetëve për shtjellim. Sipas dokumentit, ligji ka 7 nene, ndërsa në Nenin 2 thuhet se personat e dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm, me 6 muaj burg, lirohen menjëherë nga burgu, në ditën kur hyn në fuqi ky ligj. Të dhënat paraprake, flasin se aktualisht mund të jenë 670 të burgosur, që vuajnë burg me më pak se 6 muaj heqje lirie. Neni 2, po ashtu sqaron se personave që janë dënuar me më shumë se 6 muaj burg,…
VMRO-DPMNE ka paralajmëruar protesta gjatë ditës së sotme para (ora 18h) burgut hetimor të Shutkës në shenjë revolte për të paraburgosurit e rastit të dhunës në parlament. Pas arrestimit të 24 personave, VMRO ka organizuar protesta para Gjykatës penale dhe Ministrisë së drejtësisë ku merr pjesë edhe lideri partiak Nikolla Gruevski dhe funksionarë të lartë partiak. Ndërkohë, Komisioni i Shëndetësisë pranë DPMNE-së sot nga ora 09 – 17 do të organizojë edhe aksion për dhurimin e gjakut në shenjë të mbështetjes së të paraburgosurve. “Maqedonia është i vetmi vend ku kryhet persekutimi politik i arrestimit të ligjvënësve. Qeveria shkel të…
Gjyqi për kërkesën rreth ekstradim të Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit do të rifillojë në Selanik në ora 10 me orarin greke, pasi javës së kaluar u ndërpre për shkak të skadimit të afatit për seancën dëgjimore. “Në gjykimin do të dorëzohen dokumentet e mbrojtjes duke pasur parasysh atë se kërkesa për ekstradim është e pabazë, a do të dëgjohen akoma dëshmitarë nuk e di”, deklaroi për MIA-n avokati i akuzuarve, Petar Vasillev. Nesër, siç tha, duhet të jepet edhe vendimi dhe sipas ligjeve greke ai vendim publikohet menjëherë, ndërsa më vonë mund të shkojë deri 24 orë. ‘Presim që…
Në seancën e sotme, Qeveria miratoi një vendim mbi themelimin e Këshillit për Reformën e Administratës Publike. Zoran Zaev, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, u emërua Kryetar i Këshillit, siç njofton shërbimi i shtypit qeveritar./Almakos
Ka nevojë reale për ndryshimin e Ligjit për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik edhe pse më problematik është zbatimi i tij se sa vetë ligji – u konstatua në debatin publik për këtë ligj, të cilin e organizoi Ministria për Drejtësi. Ligji duhet të ndryshohet në aspekt të afateve, në përjashtimin për të mos dhënë informatë, dhe në kompetencat që i ka Komisioni për mbrojtjen e kësaj të drejte, u theksua në debatin që u mbajt në Shkup. Sipas numrave statistikorë që u prezantuan, administrata më së shumti i shmanget kësaj të drejte kur bëhet fjalë…
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell, do të ketë edhe reshje të kohëpaskohshme të borës, posaçërisht në pjesët verilindore të vendit. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, përgjatë Vardarit kohë pas kohe do të përforcohet. Temperatura do të lëvizë prej minus një deri pesë gradë. Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore. Temperatura do të arrijë deri tre gradë. Pastaj vijon periudhë e motit të thatë dhe e ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe…
Hatërmbetjet politike vs punët e shtetit është tema e rradhës në #Click Plus që emitohet në Tv 21. I ftuar i sontëm ishte dhe analisit Alajdin Demiri. Ai vlerëson se në të gjitha kombinatorikat kjo është një Qeveri jo stabile që do ketë gjithnjë përplasje kushdo që prej partive shqiptare është ose jo në këtë qeveri. Kjo është një betejë politike e mbijetesës për secilën parti shqiptare sepse ato janë copa të ndara dhe nuk është se përbëjnë ndonjë forcë reale, përcjell Almakos. “Po të dëgjosh se si i komentojnë këto qeveritar problemet e fundit politike ngjan sikur është gjithçka…
Deputeti nga radhët e BDI, Rexhail Imsaili në emisionin Click Plus në televizionin 21 ka treguar se me cilin anëtarë të ASH takohet çdo ditë. Sipas Xhemailit BDI i ka dhënë Aleancës më shumë poste nga kulaçi qeveritar se se kanë merituar, madje ai shton se Ziadin Sela duheti ti kërkojë falje publike Ali Ahmedit për gabimet e bëra, përcjell Almakos. “Realisht ne kemi thënë se panvarsisht raporteve mes subjekteve politike shqiptare kualiconi i tanishëm i ka numrat, panvarësisht nëse ASH mbetet apo del. Ne takohemi çdo ditë me Aleancën dhe nuk ka ditë që spij kafe me Syrja Rashidin,…
Hatërmbetjet politike vs punët e shtetit është tema e rradhës në #Click Plus që emitohet në Tv 21. I ftuar i sontëm ishte dhe kryetari i RDK’së Vesel Memdi i cili flet rreth raporteve të fundit mes tij dhe Selës. Ai sqaron pozicionin e tij në Qeveri pas zërave dhe akuzave të ndryshme ndaj tij. Pse dhe kur u hatruan Ziadin Sela dhe Vesel Memedi ai thot se asnjëherë nuk kam bërë koalicion me BDI-në por problemi ishte se nuk mundeshe të bëjnë shumicë parlamentare pa ne. Unë jam këtu për të përfaqësuar interesin e kombit shqiptar dhe interesat e…
Këshilli Penal nga Departamenti për Krim të Organizuar pranë Gjykatës Penale akoma vepron në kërkesën për ekstradim të ish-shefit të Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujevski dhe të punësuarit në DSK, Nikolla Boshkovski, përcjell Almakos. Nesër në Selanik në orën dhjetë (sipas orarit grek) duhet të vazhdojë gjykimi për kërkesën e ekstradimit të Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit, sipas ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në lëndë penale, kërkesa për ekstradim dhe dokumentet e nevojshme dorëzohen në afat i cili nuk mund të jetë më i gjatë se 40 ditë. Ndërkohë Grujevski dhe Boshkovski mbesin në paraburgim ekstradues. Ata dy herë…
Prokuroria Speciale Publike (PSP) nëpërmjet kumtesës ka njoftuar se në hapësirat e saj sot në ora 13:00, do të mbajë konferencë për shtyp. Nga PSP nuk japin detaje për tematikën e konferencës për shtyp, gjegjësisht nëse do të hapet ndonjë rast i ri.

