Gjyqi për kërkesën rreth ekstradim të Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit do të rifillojë në Selanik në ora 10 me orarin greke, pasi javës së kaluar u ndërpre për shkak të skadimit të afatit për seancën dëgjimore.
“Në gjykimin do të dorëzohen dokumentet e mbrojtjes duke pasur parasysh atë se kërkesa për ekstradim është e pabazë, a do të dëgjohen akoma dëshmitarë nuk e di”, deklaroi për MIA-n avokati i akuzuarve, Petar Vasillev.
Nesër, siç tha, duhet të jepet edhe vendimi dhe sipas ligjeve greke ai vendim publikohet menjëherë, ndërsa më vonë mund të shkojë deri 24 orë.
‘Presim që gjykata të refuzojë kërkesën për ekstradimin e Gruevskit dhe Boshkovskit”, tha Vasilev.
Për ekstradim në Greqi, vendos këshilli që më së shpeshti përbëhet prej tre anëtarëve, dy gjykatës dhe një prokuror, në seancë të hapur, përveç nëse nuk dorëzohet kërkesë speciale që dëgjimi të bëhet pas dyerve të mbyllura. Pikërisht ashtu ishte rasti me ish-shefat e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim. Njëri nga avokatët e seancës kaluar kërkoi që gjykimi të jetë i mbyllur për opinionin, për shkak mbrojtjes së personave për të cilët është kërkuar ekstradim.
Avokati Kostas Haxijoanu mbështeti këtë kërkesëm me pohimin se Gruevski dhe Boshkovski në Maqedoni janë në rrezik nga kërcënimet dhe persekutimet.
Me 29 nëntor është shtyrë seanca e parë për ekstradim pas kërkesës dhe dokumentacionit të dërguar nga pala maqedonase, me 13 dhjetor në rol si dëshmitar i parë, këshilli i gjykatësve e dëgjoi dëshminë e avokatit të të akuzuarve, Petar Vasilev.
Me përjashtim të ekstradimit, Gruevski dhe Boshkovski kanë dy procese të tjera në Greqi, të pavarura nga njëri-tjetri. Njëra është për pasaportat e falsifikuara që u kapën në aeroportin e Selanikut. Gjyqi pas tre vonesave do të mbahet më 17 maj të vitit të ardhshëm.
Gruevski dhe Boshkovski ndërkohë mbeten në paraburgim në Selanikut.
Gruevski dhe Boshkovski, të akuzuar nga PSP për çështjen “Fortesa “, u arrestuan nga policia greke në aeroportin e Selanikut më 18 tetor, kur ata u përpoqën me pasaporta të falsifikuara bullgare të kalonin në Budapest./Almakos

