Ejup Kasumi, 41-vjeçar nga fshati Sllupçan i Komunës së Likovës ka ndërruar jetë sot rreth orës 12:30, në malet e fshatit Izvor, shkruan gazeta KOHA. 41-vjeçari, sipas raportit të parë të policisë, si dhe dëshmitarëve në vendngjarje, ka mbetur i vrarë pasi një plumb i pushkës së gjuetisë e ka goditur në anën e djathtë të gjoksit. “Të dhënat e para dhe pozita e armës dhe e trupit tregojnë se tashmë i ndjeri është vetëplagosur. Me gjasë ka rrëshqitur”, thonë policët që po kryejnë hetimin në vendngjarje. Pushka e gjuetisë së të ndjerit shihet të jetë e thyer, me çka…
Author: Rilinda
Aleanca për Shqiptarët pritet që nesër të vendos nëse do të mbetet edhe më tej në Qeveri apo do të shkoj në opozitë. Vendimi do të merret nga Kuvendi Qendror i partisë. Ndryshe kujtojmë se kryeministri Zoran Zaev ka dërguar propozimin e tij për ministër të shëndetësisë dhe ai nuk vjen nga radhët e Aleancës.
Zëvendës ndihmësi i sekretarit shtetëror të SHBA-së për Evropë dhe Azi, Hojt Brajan Ji në një deklaratë për agjencinë ANA-MPA, ka theksuar se në vitin 2018 Shkupi dhe Athina kanë mundësi të mirë që të zgjidhin çështjen e emrit sepse lidershipi dhe vullneti i të dyja palëve janë inkurajuese. “Lidershipi dhe vullneti i mirë që kohë më parë i shprehën të dy qeveritë për këtë çështje janë inkurajuese. Bisedimet do të jenë të rënda, të dyja palët duhet të bëjnë kompromise, por duhet se bisedimet e para me ndërmjetësimin e të deleguarit special të Kombeve të Bashkuara kanë qenë konstruktive”,…
OBRM-PDUKM-ja me këtë Kongres fillon marshin drejt fitores dhe kthimit në pushtet në Maqedoni, kjo është ajo që OBRM-PDUKM e kishte plot 11 vite me suksese të shumta dhe rezultate të suksesshme. Për fat të keq, pa të dretë na u mor fitorja në zgjedhjet parlamentare dhe u shkel vullneti i popullit, tha kryetari i deritanishëm i partisë, Nikolla Gruevski. “Më vjen keq që Kongresi i partisë duhet të organizohet në një kohë kur partia sulmohet nga jashtë, por edhe nga brena, nga anëtarët tonë. Unë jam udhëheqës i partisë për 14 vite dhe kemi 10 fitore zgjedhore. Në këto…
Departamenti për ndaljen e krimit të organizuar pranë MPB-së ngriti katër padi penale deri te PTHP Tetovë dhe PTHP Gostivar, kundër personave A.H. (55) nga Tetova dhe D.M (32) nga fshati Kamjan i Tetovës, A.Ç. (49) nga Gostivari dhe A.L (48) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “organizim të lojërave të fatit pa licencë, gjegjësisht leje nga organi përkatës” sipas nenit 156, pikës 3 të Ligjit për lojërat e fatit. Pas planit të përgatitur operativ, nëpunës të MPB-së dhe ekipe të DAP-it kanë kryer bastisje në më shumë bastore sportive në rajonin e…
Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Kërsto Mukovski mbrëmë është kthyer në burgun e Shutkës pas kontrolleve mjekësore në Klinikat e Shkupit. Jozyrtarisht u raportua dje pasdite se deputeti tashmë me imunitet të hequr ishte dërguar me urgjencë në spital për shkak të problemeve me zemrën. Por pas kryerjes së kontrolleve ai është kthyer në burg, ku po vuan masën e paraburgimit. Ai së bashku me pesë deputetë të tjerë janë të dyshuar për ngjarjet e përgjakshme që ndodhën më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë.
Sipas analizës së TV Nova, është mëse e pritshme që të kemi çmime më të larta të derivateve të naftës, dizelit dhe benzinës, për shkak të rritjes së akcizës për 3 denarë për naftën, dhe bashkë me TVSH do të nënkuptohet se do të paguajmë 3,54 denarë më shtrenjtë për liter. Po ashtu është paralajmëruar edhe shtrenjtimi i ujit, pasi Komisioni Rregullator për energjetikë bëri të ditur tarifat e reja. Kjo kërkesë është bërë nga shumë ndërmarrje publike të ujsjellësit të komunave. Shtrenjtimi i ujit është kërkuar nga këto komuna duke nisur nga Qyteti i Shkupit, Probishtip, Kumanovë, Radovish, Prilep,…
Si ka punuar Arkivi Shtetërorë, pagesa e kompensimeve, sistemimi i të punësuarve, evidentim i librave, të ardhurat dhe harxhimet përfshirë me 31 dhjetorin e vitit të kaluar – shumë çështje lidhur me punën e këtij institucioni shtetëror janë të përfshirë në raportin e ri revizor me të cilën janë të përfshira dy llogari nga Buxheti Themelor i Arkivit Shtetëror. Në raport thuhet se është e përfshirë periudha në të cilën si drejtor ka qenë Filip Petrovski, gjegjësisht sipas revizorit, raportet e financave janë përgjegjësi e udhëheqësisë së Arkivit Shtetëror të përfaqësuar nga Filip Petrovski që nga 20.10.2015. Revizori njofton se…
Niveli i ujit në lumenjtë e Maqedonisë janë nën mesataren e muajit dhjetor, përveç se në lumenjtë Vardar në Veles dhe Drini i Zi në Llozhan. Gjendja hidrologjike javore tregon se nën nivel janë edhe ujërat e lumit Vardar në të gjitha stacionet tjera të matjes, si dhe në lumenjtë Treska, Pçinja, Bregallnica, Strumica, Sateska, Kriva Reka dhe Radika. Thuajse dyfish është zvogëluar niveli i ujit në Lumin e Zi. Te liqenet, mbi mesataren e muajit dhjetor është vetëm niveli i Liqenit të Dojranit, ndërsa afër mesatares së dhjetorit janë në Liqenet e Ohrit dhe Prespës.
Hristijan Mickovski, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, është i vetmi kandidat për kreun e ri të partisë në kongresin e jashtëzakonshëm që do të mbahet sot dhe nesër në Valandovë, përcjell Almakos. Anëtarët e VMRO-DPMNE-së thonë se anëtarët e Komitetit Qendror në seancën e djeshme u njoftuan se sipas statutit të partisë, vetëm dy kandidatë për Kryetar të VMRO-DPMNE-së dorëzuan dokumentacionin e plotë në komisionin ligjor të partisë. Kandidatura e dytë ishte e paplotë, pra nuk ka ofruar një listë prej së paku 30 nënshkrime të delegatëve që mbështesin kandidaturën. Komiteti Qendror shqyrtoi dhe miratoi analizën e zgjedhjeve lokale të…
Ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, në seancën e sotme gjyqësore “Target – Fortesa” e cila u anulua për shkak se pala mbrojtëse dje dëshmitë i ka dorëzuar vetëm në një kopje, e mbrojnë katër avokatë, seanca u shty edhe për shkak të përfshirjes së njërit prej avokatëve të tij, Mile Petrovski, përcjell Almakos. Përveç Petar Vasilev, Mijalkov do të mbrojë në mbrojtje të tre avokatëve të tjerë, duke përfshirë Antonio Apostolski, Ljupço Svrgovski dhe Petar Vasilev. Mijallkov, pas anulimit të seancës gjyqësore, nuk ka deklaruar asgjë në lidhje me atë se çfarë dëshmi ka dorëzuar në Gjykatë. Të pandehurit…
Është anuluar seanca gjyqësore për rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Target – Fortesa”. Arsyeja për anulumin e seancës është se nuk janë plotësuar kushtet ligjore që të mbahet seanca, gjegjësisht të akuzuarit dje e kanë dorëzuar listën e dëshmive, por vetëm një kopje. Mbrojtësit e të akuzuarve sot premtuan se gjatë ditës së sotme dëshmitë do t’i dorëzojnë edhe deri te PSP. Pas mbarimit të seancës, pala mbrojtëse, shkurt tha se “gjykimi është anuluar për shkak të pengesave të procesit”, ndërkaq i akuzuari ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, nuk deshi që të zbulojë se çfarë dëshmi kanë propozuar dje.…

