Zëvendës ndihmësi i sekretarit shtetëror të SHBA-së për Evropë dhe Azi, Hojt Brajan Ji në një deklaratë për agjencinë ANA-MPA, ka theksuar se në vitin 2018 Shkupi dhe Athina kanë mundësi të mirë që të zgjidhin çështjen e emrit sepse lidershipi dhe vullneti i të dyja palëve janë inkurajuese.
“Lidershipi dhe vullneti i mirë që kohë më parë i shprehën të dy qeveritë për këtë çështje janë inkurajuese. Bisedimet do të jenë të rënda, të dyja palët duhet të bëjnë kompromise, por duhet se bisedimet e para me ndërmjetësimin e të deleguarit special të Kombeve të Bashkuara kanë qenë konstruktive”, ka theksuar Ji.
Sipas tij zgjedhjet lokale kanë kaluar në frymën e respektimit të lirive themelore dhe shtoi se përshëndet qasjen pozitive të kryeministri Zaev në zbatimin e reformave.
Siç tha Ji, nuk ka plan që të jetë ambasadori i ardhshëm në Shkup.
“Shtëpia e Bardhë është përgjegjësie për këto çështje dhe nuk ka njoftuar diçka të tillë”, ka thënë Ji për Agjencioni shtetëror të Greqisë.
Data 27.08.2026
Aktuale
- Bekim Jashari emocionon me urimin për martesën e vajzës së tij, Ferides
- Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet që mori
- Kurti pas takimit me Abdixhikun: Diskutimi ishte i sinqertë, serioz dhe i hapur, për herë të parë diskutuam emra të përveçëm
- Bordi i Paqes: Hamasi pranon të dorëzojë armët dhe të heq dorë nga qeverisja
- Mbyllet protesta e 88-të radhazi kundër Ramës dhe qeverisë: Nesër më shumë!
- ‘Hallakatet’ Egli Tako, kështu provokon në këto orë të vona të natës!
- Arrestimi i Ergys Agasit, Balliu: Ndalimi i tij, i pavlerë pa thirrur Ramën
- Spiuni serb Sheholli, në komunikime del edhe një person nga Maqedonia


