Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), si organ i pavarur i administratës shtetërore të Republikës së Maqedonisë është formuar në vitin 2005 për propozimin e vendimeve dhe sigurimit të konsultimeve, koordinimin e vazhdueshëm, reagimeve me kohë, shfrytëzimin adekuat të resurseve që janë në dispozicion në rast të gjendjes së krizës, ndërsa edhe për sigurimin e vlerësimit me kohë, cilësor dhe real të kërcënimit të sigurisë së Republikës së Maqedonisë nga rreziqet. Drejtori i këtij institucioni, Agron Buxhaku, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) flet për mënyrën e funksionimit të institucionit, detyrat dhe qëllimet e tij, përvojat nga situatat e…
Author: Rilinda
Deklaratën e djeshme të lideri të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e ka cilësuar si diçka me të cilën “Sela dëshiron të tregohet” dhe se pret që i njëjti do ta pranojë ofertën për zëvendëskryeministër. Portali SDK bën të ditur se Zaev ka deklaruar që pret nga Ziadin Sela që të pranoj pozitën e zv. kryeministrit për reforma. ”Pres nga Sela, që është lider një partie të re që sipas të gjitha gjasave dëshiron të del në pah, do ta pranoj ofertën e zv. kryeministrit për reforma. Pres një hap të këtillë të një partie…
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot Lubomir Joveski duhet të emërohet për prokuror të ri publik të shtetit. Qeveria më 7 nëntor i propozoi Kuvendit për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë të emërohet Lubomir Joveski, anëtar i Këshillit të prokurorëve publikë. Në konkursin që e shpalli Qeveria më 14 shtator për prokuror publik shtetëror janë paraqitur 23 kandidatë. Pas paraqitjes së kandidatëve, Këshilli i prokurorëve publikë, në kërkesë të Qeverisë i dorëzoi mendim të elaboruar në formë të shkruar për të gjithë kandidatët e paraqitur në konkurs që i plotësojnë kushtet. Mendimi i Këshillit është i obligueshëm për…
Gjykata e Apelit Shkup sot duhet të mbajë seancë në të cilën do të vendos nëse filmimet nga masat e posaçme hetimore të publikuara në Jutjub mund të jenë dëshmi në rastin e “Ryshfeti”. Avokatët e Zaevit kërkuan nga Gjykata Themelore Shkupi 1 që xhirimet të ndahen nga provat pasi janë publikuar në disa media dhe bëhet fjalë për xhirime sekrete. Gjykata refuzoi këtë kërkesë, ndërsa avokatët dorëzuan ankesë në Gjykatën e Apelit. Zaev në rastin “Ryshfeti” është i akuzuar se në kohën si kryetar i Strumicës ka kërkuar ryshfet nga biznesmeni Ivan Nikollov në vlerë prej 160 mijë eurosh…
Kryetari i APN-së, Shqiprim Arifi, ka fituar bindshëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që u organizuan në Preshevë, duke mposhtur Partinë Demokratike Shqiptare që udhëhiqet nga Ragmi Mustafa dhe Partinë për Veprim Demokratik të Ardita Sinanit. Sipas raporteve, Shqipërim Arifi me Alternativën për Ndryshim ka marrë mbi 4600 vota, apo mbi 50 për qind të votave. “Në secilën njësi kemi rritje 100 për qind. Miratova ka rritje 309 për qind. PDSh ka 3.600 vota, PVD as 1 mijë vota ndërsa APN 4.650 vota”, tha Armend Aliu, nënkryetar i partisë Alternativa Për Ndryshim. Presheva ka mbi 19 mijë qytetarë me të…
Kanë kaluar një muaj nga iniciativa e disa organizatave jo qeveritare për grumbullimin e nënshkrimeve kundër përmbaruesve, mirëpo as nga Organizata “No pasaran”, as nga Konfederata e organizatave sindikale deri më sot nuk kanë dalë me të dhëna se sa nënshkrime janë grumbulluar apo se cilit institucion përkatës i kanë dërguar nënshkrimet e mbledhura dhe se kujt ia kanë dërguara nënshkrimet. Jo zyrtarisht thuhet se nën moton “Stop për përmbaruesit”, janë grumbulluar vetëm 1300 nënshkrime. Ndërkaq, në anën tjetër Oda e Përmbaruesve të Maqedonisë, iniciativën për mbledhjen e nënshkrimeve kundër punës së përmbaruesve apo mënyrës se si po zhvillohet kjo…
Nën organizimin e qendrës kulturore maqedonase ”Dielli”, në Korçë u organizua Festivali i Dytë Folklorik Maqedonas ”Dielli 2017”. Në këtë aktivitet morën pjesë grupet folklorike ”Trajan Gjorgjievski dhe Mitre Kolevski” nga Pusteci dhe këngëtari Vlladimir Nasto. Nga Maqedonia, pjesëmarrës ishte ansambli ”Misllesheva” nga Struga, si edhe këngëtarët Krume Spasovski, ANita Apostollova dhe Viki Srebrova.
Katër seanca për lëndët e Prokurorisë Publike Speciale janë caktuar këtë javë në Gjykatën Penale. Të martën, më 26 dhjetor, janë planifikuar gjykime për lëndët “Trajektorja” dhe “Trust”. Në lëndën “Trajektorja” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri, Vladimir Peshevski ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski. Ata dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013, kanë ndërmarrë disa veprime që në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Miladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër. Kështu, i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar të gjitha…
Propozimi i presidentit Gjorge Ivanov për zgjedhjen e Darko Kostadinovskit dhe Osman Kadriut për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë është në rend dite të seancës së 27 të Kuvendit. Ivanov para një muaji i propozoi Darko Kostadinovskin dhe Osman Kadriun gjykatës të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti i Maqedonisë, siç kumtoi Kabineti i tij, vlerëson se me propozimin e Dr. Darko Kostadinovski dhe Dr. Osman Kadriu, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë do të fitojë gjyqtarë të cilët më me përgjegjësi do ta ushtrojnë funksionin gjatë mandateve të tyre. Osman Kadriu është jurist i shquar dhe i…
Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha të shkurta me diell, nga fundi i ditës do të ketë zvogëlim të vranësirave, ndërsa do të fryjë erë e mesme me drejtim veri-perëndimor, më i shprehur do të jetë në luginën e lumit Vardar. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga -5°C deri në -1°C, ndësa ajo e ditës nga 3 deri më 11°C.
Aleanca për Shqiptarët (ASH) nuk mori vendimin e pritur për të braktisur qeverinë as në kuvendin e sotëm të mbajtur në Gostivar. Edhe pse një vendim i tillë pritej duke marrë parasysh deklaratat e liderit të kësaj partie pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, ASH-së duket se nuk i dilet nga qeveria. “Nuk mendoj që meritojnë që teket e Ali Ahmetit të bëhen temë diskutimi në Kuvendin Qendror. Nuk ka qenë pjesë e rendit të ditës aspak kjo çështje. Gjithçka folët. Ne si Kuvend qendror kemi votuar, kur jemi bërë pjesë e Qeverisë. Ne kemi për të realizuar programin tonë…
Komunna e Tetovës ka dy vite që nje pjesë të fshatrave të malësisë së Sharrit I ka futurë në sistemin e mbledhjes së mbeturinave por një pjesë tjetër ende jo. Në fshatrat Brodec, Veshall dhe Bozovc , pritet që në pranverë të nisë pilot projekti si fillim për mbledhjen e mbeturinave. Banorët e mirëpresin këtë inciativë të komunës së Tetovës por ata nuk pajtohen me cmimin 300 den pasi ky cmim është tejt i lart ku dihet se mbi 95% e banorëve janë të pa punë. “Sigurisht se ne kemi nevoj për ti bledhur mbeturinat, për arsyje se mbeturinat hudhen…

