Deklaratën e djeshme të lideri të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e ka cilësuar si diçka me të cilën “Sela dëshiron të tregohet” dhe se pret që i njëjti do ta pranojë ofertën për zëvendëskryeministër.
Portali SDK bën të ditur se Zaev ka deklaruar që pret nga Ziadin Sela që të pranoj pozitën e zv. kryeministrit për reforma.
”Pres nga Sela, që është lider një partie të re që sipas të gjitha gjasave dëshiron të del në pah, do ta pranoj ofertën e zv. kryeministrit për reforma. Pres një hap të këtillë të një partie që ka 20 sektorë serioz në shtet. Nuk mundet që të ndrërroj cilindo ministër që është zënë me punë nga 1 nëntori, menjëher pas zgjedhjeve lokale”, ka deklaruar Zaev.

