Gjykata e Apelit Shkup sot duhet të mbajë seancë në të cilën do të vendos nëse filmimet nga masat e posaçme hetimore të publikuara në Jutjub mund të jenë dëshmi në rastin e “Ryshfeti”.
Avokatët e Zaevit kërkuan nga Gjykata Themelore Shkupi 1 që xhirimet të ndahen nga provat pasi janë publikuar në disa media dhe bëhet fjalë për xhirime sekrete.
Gjykata refuzoi këtë kërkesë, ndërsa avokatët dorëzuan ankesë në Gjykatën e Apelit.
Zaev në rastin “Ryshfeti” është i akuzuar se në kohën si kryetar i Strumicës ka kërkuar ryshfet nga biznesmeni Ivan Nikollov në vlerë prej 160 mijë eurosh për tokë ndërtimore në Strumicë.
Seanca e re për rastin “Ryshfet” në Gjykatën Penale është caktuar për më 25 dhjetor./Almakos

