Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në emisinin “Rruga drejt” në Alsat-m duke folur për mosudhëheqjen e Ministrisë së Shëndetësisë nga partia Aleanca për Shqiptarët dhe daljes e saj nga Qeveria e Maqedonisë, ka thënë se edhe më tej mund ta shikojë në fytyrë liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. “Unë mund ta shoh Ziadin Selën në fytyrë edhe pas kësaj. Unë jam shprehur edhe më herët se ne do vazhdojmë të bashkëpunojmë në të ardhmen. Na presin reforma dhe ligje të shumta për të cilat do të kemi nevojë që të bashkëpunojmë me ASH-në”, tha Zaev.
Author: Rilinda
“87 mijë denarë e kam rrogën. Honoraret e mia i japë për bamirësi. Çështja e rrogave është në proces, disa drejtorë kanë rroga më të larta se unë, deri në 120 mijë denarë, atyre pritet të ju zvogëlohet, kurse e imja nuk do të rritet. Unë kam pasur jetë mesatare, ashtu vazhdoj të jetoj. Bashkëshortja merret me punët e shtëpisë, organizimet, i paguan faturat, kujdeset për fëmijët. Kjo bëhet që të tregoj shembull, sepse një shoqëri solidare edhe humane është qëllimi im”, tha Zaev. Ky koment i Zaevit vjen pasi që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ditë më parë nga…
“Zaev, a e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë keni të përbashkët me Gruevskin?! Ju a them unë: vetëm Ali Ahmetin!”, kështu është shprehur sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për të cilën kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në emisionin “Rruga drejtë” në Alsat-m. “Ndoshta ka thënë ashtu sepse Ali Ahmeti ka qenë në qeverisje edhe me Gruevskin edhe me mua. Dua të sqaroj se unë kam bërë koalicion për numra, dhe meqë BDI ishte ndër partitë me deputetë më së shumti, u krijua kjo përbërje qeveritare”, tha Zaev.
Me votimin e ministrit të ri të Shëndetësisë dhe daljen e Aleancës për Shqiptarët nga Koalicioni, Qeveria e humbi moralin, tha Zijadin Sela në emisionin e sotëm “Top Tema” në televizionin “Telma”. Sipas tij, kryeministri Zoran Zaev mori një vend ministror, por humbi një partner shumë serioz për sa i përket reformave dhe tejkalimit të krizës politike. Siç përmendi Sela, në lojën politike të BDI-së e cila ka një qëllim të fshehur për shkak të rejtingut i cili i bie çdo ditë tek elektorati shqiptar, Zaev ka parë interesin e tij, që të marrë një dikaster të mirë siç është…
Në Gjykatën penale të Shkupit sot duhet të mbahet seanca e parë për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike e njohur si “Treqind” në të cilën është akuzuar ishndihmësministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me furnizimin publik të 300 automjeteve. Ai dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro. Sipas PSP-së, Popovski në mënyrë joligjore ka ndarë kontrata për shitblerje dhe mirëmbajtje të automjeteve të Porshe Maqedoni SHPKNJ Shkup, Ka-Dis SHPK Shkup, Bohemia Automobili Rous SHPKNJ Shkup, Kolevski SHPK Shkup dhe “Auto Kuka” SHPK Shkup të përzgjedhura si oferta më të volitshme ekonomike.…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 29-të në rend dite të së cilës janë pyetjet e deputetëve në të cilat duhet të përgjigjen përfaqësuesit qeveritarë. Deputetët e VMRO-DPMNE-së paralajmëruan se nuk do të marrin pjesë në seancën kushtuar pyetjeve të deputetëve. Ky vendim është marrë pas vendimit të Gjykatës Penale për vazhdimin e paraburgimeve për të dyshuarit për dhunën më 27 prill në Kuvend, midis të cilëve edhe për deputetë nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni. Kryeministri Zoran Zaev, dje deklaroi se pret që grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së të kthehet në Kuvend dhe të marrë pjesë…
Të lirohen prej obligimeve të punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç si dhe personat me astmë kronike, me infarkt të pësuar miokardial ose tronditje në tru, pa dallim moshës, me rekomandimin e mjekut amë, është një prej masave që dje në mëngjes hyri në fuqi pas informacioneve të marra prej DPHM për cilësinë e ajrit, që për dy ditë radhazi është tejkaluar mbi vlerat e lejuara, gjegjësisht mbi 200mg/m veçanërisht në pikat matëse në Lisiçe, tek Rektorati dhe në Tetovë ku arriti deri në 600mg/m. MMJPH këto masa i propozon në pajtim me konstatimin e Qeverisë së RM-së në…
Debat publik për propozim ligjin për amnisti organizon sot Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. Me propozim ligjin duhet të lirohen nga vuajtja e dënimit me burg afërsisht 670 persona të dënuar me burgim deri në gjashtë muaj, ndërsa për 3.097 persona të zvogëlohet dënimi për 30 për qind. LEXO: Ligji i amnistisë do të lirojë 670 persona dhe 3,097 të tjerëve do t’ua zvogëlojë dënimin Propozim ligji për amnisti në lexim të parë mori mbështetje nga deputetët në seancën kuvendore që u mbajt para tre ditësh. Ministria e Drejtësisë gjatë përgatitjes së ligjit i ka marrë parasysh…
Moti në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira dhe me erë mesatare nga drejtimi jugor. Nëpër disa lugina me paraqitje të mjegullës dhe me vranësira të ulëta. Në pjesët perëndimore nga fundi i ditës do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa në orët e mbrëmjes dhe të natës edhe paraqitje të shiut lokal. Temperatura do të lëvizë prej shtatë deri në 13 gardë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare dhe me erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura do të arrijë deri në tetë gradë.
PSP hapi një hetim javën e kaluar me emrin e koduar “Shërbimet e Jashtme” kundër dy personave, mirëpo ish udhëheqësi i VMRO-DPMNE Nikola Gruevski thotë se ai nuk ka njohuri reth kësaj. ‘Nuk jam në rrjedha, ata mund të hapin çfarëdo lloj hetimi që dëshirojnë. Un nuk kam asgjë për t’u shqetësuar’, tha ish-kryeministri. Sipas asaj që është paraqitur nga PSP për hetim, në tetor dhe nëntor 2014, me kërkesë të një prej kompanive të huaja, u përgatit një raport i cili në territorin e qytetit të Shkupit zbuloi stacione bazë për përgjimin. Ky raport duhej të konfirmonte tezën e…
Partia ka një udhëheqës të ri dhe udhëheqje të re, dhe i pyetni ata për çështje e kthimit në Kuvend. Kjo ishte përgjigjja e Nikola Gruevskit nga pyetjet e gazetarëve nëse deputetët e VMRO-DPMNE do të kthehen në Parlament. Ata bojkotojnë punët e Kuvendit, pasi gjashtë deputetët e VMRO’së ndodhen në paraburgim mbi zhvillimet në parlament më 27 prill./Almakos
Koordinatori i deritanishëm grupeve të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, dje me kërkesë të tij është tërhequr nga kjo pozitë, konfirmojnë për DW nga partia. Koordinator i ri do të jetë, deputeti Vllatko Gjorçev, ndërkaq duhet të zyrtarizohet sot. Ilija Dimovski dje nuk ka qenë i kapshëm që ta sqarojë vendimin, i cili vjen pas zgjedhjes së liderit të ri të partisë, Hristijan Mickoski. Dimovski dhe disa bashkëpartiakë dhe funksionarë të lartë të paritsë, kërkuan që të anulohet kongresi i partisë, ndërkaq Komiteti Ekzekutiv nuk ua ka pranuar kërkesën, si pasojë të njëjtët e kanë bojkotuar kongresin e partisë.

