Me qëllim të ngritjes së transparencës dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në vendimmarje në pushtetit lokal, dje në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit u bë prezantimi i propozim-buxhetit të komunës për vitin 2018 dhe u zhvillua debat mbi të njëjtin. Kryetari i komunës Arben Taravari i njoftoi të pranishmit se buxhetin e ka përpiluar udhëheqësi i Departamenti për buxhet dhe kontroll, Sadri Elezi duke u bazuar në të dhënat e grumbulluara nga të gjithë sektorët dhe departamentet e Komunës, ndërmarrjet publike, shkollat e fillore dhe të mesëm, si dhe kopshtet e fëmijëve. Me këtë rast ai ripërsëriti…
Author: Rilinda
Ministria e Brendshme sot ngriti padi penale kundër ish-kryetarit të Novo Sellës Bllazo Velkov për shpërdorim të pozitës zyrtare. “BV, si kryetar i bashkisë së Novo Sellës, më 07.03.2014 , ka zgjatur afatin e periudhës së kontratës prej 5 (pesë) deri në 11 vjet. I dyshuari, para skadimit të kontratës së qirasë për një objekt të përkohshëm ka lidhur marrëveshje ndërmjet Novo Sellës dhe qiramarrësit – personi juridik nga Strumica, pa kryerjen e një ofertave publike dhe shpalljen publike për dhënien me qira të obejkt, ka vazhduar përdorimin e vazhdueshm të obejktot, në pronësi të komunës së Novo Sellës, në…
Nga Republika e Maqedonisë në vitin 2016 janë zhvendosur vetëm 440 qytetarë, tregojnë të dhënat zyrtare nga Enti Shtetëror për Statistikë. Në krahasim me vitet paraprake, trendi shënon ulje. Në vitin 2015 nga Maqedonia janë zhvendosur 767 persona, në vitin 2014 – 740 persona , në vitin 2014 – 945 persona, ndërsa në vitin 2012 vendin e kanë braktisur 1.330 persona. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga ESHS-ja në Publikimin e dedikuar emigrimeve, në vend në vitin 2016 kanë emigruar 283 qytetarë të Maqedonisë, ndërsa në vitin 2012 – 396 qytetarë. Në kuadër të emigrimeve të brendshme në…
Kostas Kacikis, deputet i Grekëve të Pavarur (ANEL), partia e djathtë, e cila është pjesë e Qeverisë së kryeministrit grek Aleksis Cipras, deklaroi se partia do të mund të mbështesë zgjidhje kompromise për kontestin për emrin me Republikën e Maqedonisë. “ANEL do të kyçet drejt vendimit të shumicës. Do ta respektojmë parimin e sundimit të shumicës, nëse shumica vendos të shkojë kundër interesit nacional”, deklaroi dje Kacikis. Lideri i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos, në disa raste në disa javët e kaluara theksoi se nuk do të mbështesë zgjidhje nëse ajo e përfshin fjalën “Maqedoni”.
Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë Publike ka publikuar një kartolinë përmes së cilës uron qytetarët e vendit për festat e fundviti. Ndonëse kjo ministri nuk publikon edhe në gjuhën shqipe dokumente me rëndësi, siç ishte publikimi i strategjisë për reforma në administratën publike vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, kësaj rradhe urimet i bëri edhe në shqip, por krejtësisht të huqur. Siç duket, Ministria paska përdorur Google translate dhe nuk është konsultuar, së paku me ndonjë administrator shqiptar të punësuar në këtë Ministri.
Tetë persona janë lënduar rëndë në gjithsej 11 aksidentet e regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në tetë aksidente është shkaktuar vetëm dëm material. Nga MPB-ja informojnë se në tre ditët e fundit, policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Një shofer ka kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe dy këmbësorë nuk e kanë kaluar rrugën në vija të bardha. Nga komunikacioni është përjashtuar një shofer, i cili e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe 10 shoferë e kanë drejtuar automjetin para se të marrin të…
Era që nga mbrëmë filloi të fryjë në luginën e Shkupit e pastroi ajrin e ndotur. Prej mbrëmë pas orës 22 sipas matjeve, koncentrimi i grimcave PM10 janë nën kufirin e lejuar maksimal prej 50 mikrogramëve në metër kub. Meteorologët paralajmërojnë dhe për sot se do të ketë erë të matur deri të përforcuar. Ndotja në dy ditët e kaluara ishte disa herë më e madhe nga e lejuara. Vlera më të larta të grimcave PM10 janë matur në Lisiçe – 629 mikrogramë në metër kub. Në dy ditët e parë të vitit të ri koncentrimet ishin mbi 200 dhe…
Gjermania nuk njeh patentën e shoferit të Maqedonisë, ndërsa për këtë po ankohen qytetarët e Maqedonisë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani. Ata përmes një peticioni online me ngulm kërkojnë që lejet e tyre të vozitjes të cilat i kanë marr në Maqedoni të pranohen edhe atje. Njëri nga organizatorët e peticionit i cili jeton në Gjermani, Aleksandar Buzleski, tha se për shkak të mos njohjes së patentës nga ana e autoriteteve gjermane, qytetarët e Maqedonisë po ballafaqohen me dënime drakonike financiare. “Një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë që ngasin makinë, u ballafaquan me dënime të mëdha drakonike…
Rindërtimet në ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë kanë shkaktuar harxhime shtesë të paparalajmëruara që arrijnë deri 40 mijë euro. Sipas javores Fokus, fasada u njollos gjatë protestave të Revolucionit Laraman,kurse ministri i atëhershëm, Valdet Xhaferi e ka nënshkruar këtë shumë harxhimesh. Marrëveshja është nënshkruar me firmën italiane ”Shencija, për të cilën marrëveshje nuk ka patur konkurs. Por, sot është shpallur një konkurs në faqen e interntit të Byrosë për prokurime publike ku jepen sqarime rreth kësaj marrëveshje. Përndryshe, në 2012 ka filluar procedura e rindërtimit të kësaj ndërtese dhe ishte parashikuar që të harxhohen rreth 2,9 milionë euro.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë kryesisht të lagura, ndërsa në vargun malor në Bukovë ka mbetje të borës. Nga LAMM njoftojnë se në vendet veriore, perëndimore dhe jugperëndimore të shtetit, komunikacioni zhvillohet në rrugë të lagura, ndërsa në pjesët tjera në rrugë kryesisht të lagura. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimit rrugor./Telegrafi/
Sot, nga fundi i ditës edhe nesër në orët e mëngjesit do të ketë reshje lokale kryesisht të borës, të cilat më shumë do të jenë të përfaqësuara në pjesët perëndimore, ku pritet të formohet mbulesa e re e borës, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Pastaj në ditët në vijim moti do të jetë stabil dhe i thatë, nga e premtja nëpër lugina dhe në luginat lumore, do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta. Sipas paralajmërimit nga DPHM, sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe me erë të dobët deri mesatare nga…
Viti 2017, në planin politik, por edhe të zhvillimeve tjera, ishte ndër vitet më të rënda për Maqedoninë, pas konfliktit të armatosur në vitin 2001. Kriza politike, që ishte trashëguar nga viti 2016, mori përmasa dramatike me tensione dhe protesta të cilat u përshkallëzuan në dhunë të përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill, shkruan REL. Kësaj ngjarje të rëndë i kishin paraprirë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016, të cilat prodhuan një shumicë të re parlamentare, që nuk njihej nga VMRO-DPMNE-ja e cila pas dështimit që pati për formimin e Qeverisë, e pengoi me të gjitha format…

