Kryeministri Zoran Zaev sot e priti Jane Vellkovskin, djalin nëntëvjeçar i cili vuan nga Atrofia muskulare spinale (AMS), ndërsa i cili shoqërohej nga familja e tij. Derisa Jane, i cili lëviz me karrocë elektrike dhe vëllai i tij Ogi i vizituan sallat për takime dhe brendinë e objektit të Qeverisë, prindërit e tyre, Denica dhe Gjorgji Vellkovski e informuan kryeministrin Zaev për nevojën e furnizimit të ilaçit “Spinraza”, i cili prej vitit të kaluar përdoret në SHBA dhe është miratuar edhe në Evropë, ndërsa i cili jep rezultate të shkëlqyera tek pacientët të cilët vuajnë nga AMS. Familja Vellkovski e…
Author: Rilinda
Një foshnjë tremuajshe e humbi jetën, ndërsa pesë persona u lënduan në një aksident i cili ndodhi rreth orës 17.20 në rrugën rajonale Kërçovë-Makedonski Brod, midis fshatrave Sërbjan dhe Staroec, konfirmuan nga MPB për MIA-n. Personat e lënduar janë transferuar në Qendrën mjekësore në Kërçovë. Komunikacioni për momentin është duke u riorientuar nëpër rrugë alternative.
LSDM dhe Qeveria e Zoran Zaevit vazhdojnë të heshtin në lidhje me negociatat e mundshme me partitë tjera politike të cilat mund të jenë pjesë e Qeverisë, për të plotësuat postet e zbrazëta nga dalja e Aleancës për Shqipëtarët. Të pyetur nga TV SHENJA, nëse kryeministri Zaev ka filluar negociatat me partitë tjera jashtë shumicës parlamentare, nga Shërbimi për Informim i Qeverisë thonë se për këtë çështje duhet të prononcohen partitë politike. Mirëpo, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleaksandar Kiracovski, ishte i pakapshëm. Ndërkohë, burime të tjera brenda LSDM-së thonë se për momentin nuk dihet asgjë konkrete, dhe se nuk…
Kompanitë që punojnë në ZZHTI gjatë vitit të kaluar kanë realizuar për 29,2 për qind eksport më të lartë në krahasim me vitin 2016, ndërsa pritet edhe në vitet e ardhshme të rritet, transmeton MIA. “Aktivitet e ndërmarra në zonat zhvillimore teknologjike (ZZHTI) në vitin 2017, veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit, shënojnë rezultate pozitive me valën e investimeve të reja dhe riinvestimet nga kompanitë në zonat. Pas publikimit të planit për rritje ekonomike, është vërejtur rritje e interesit për investime të reja të kompanive me kapital vendor dhe të huaj, projekte të caktuara janë në faza të ndryshme…
Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me delegacionin e Klubit diplomatik, ku i informoi diplomatët për çështjet aktuale lidhur me politikën e jashtme të vendit, të kahëzuara drejt realizimit të interesave strategjike lidhur me Bashkimin Evropian, anëtarësimin në NATO, politikën fqinje, si dhe lidhur me relacionet me SHBA-në dhe vendet e tjera nga skena globale politike, transmeton MIA. Vëmendje e posaçme në takimi siç informojnë nga Kabineti i Zaevit, iu kushtua mundësive për zhvillimin e ri pozitiv në avancimin e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike të vendit, me theks të posaçëm në marrëdhëniet me Greqinë dhe problemin e saj me emrin…
Organizata komunale e LSDM Kumanovë dhe dega lokale e BDI-së, do të bëjnë koalicioni në këshillin komunal. Kryetari i organizatës komunale Martin Kostovski dhe këshilltari i BDI-së, Fatmir Idrizi sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim që do të zgjasë katër vitet e ardhshme, transmeton MIA. LSDM-ja në zgjedhjet lokale i fitoi 16-të mandate, ndërsa BDI-ja tre, kështu që me shumicë prej 19-të mandateve në këshill, vlerësojnë nënshkruesit, do të mundësohet realizimi i projekteve të premtuara në zgjedhjet lokale. Në nënshkrimin e memorandumit mori pjesë edhe kryetari i komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski , në cilësinë e anëtarit të LSDM-së dhe implementues…
Në Maqedoni pas tetë, dhjetë viteve, nuk duhet të mendohet për parti etnike, por për formimin e një partie në bazë të ideve programore, e jo ideve partiake, nacionale… Me rëndësi është që të shikohet drejt ardhmërisë. Ta harrojmë të kaluarën. Ajo të na paraqitet si ëndërr shumë e keqe. Me rëndësi është që të na ndodh pajtim ndërmjet dy etnikumeve, pasi që vetëm kështu mund të ndërtojmë ardhmëri më të mirë për Maqedoninë dhe për qytetarët e saj. Kapital: Pse erdhët në Maqedoni? Ahmeti: Unë jam i lindur në Maqedoni dhe kam ndër mend të vdes në Maqedoni. Ju…
Natën e kaluar (2 janar), në mes orës 8 dhe 10 të mbrëmjes, autorë të panjohur kanë kryer grabitje në shtëpinë e 55-vjeçarit K.Z. nga Reçica e Vogël e Tetovës. Duke përfituar nga mungesa e shtëpiakëve në atë kohë, hajduti me dhunë ka hapur dritaren e sallonit në katin e parë, në pjesën e pasme të shtëpisë, hyn brenda dhe vjedh të holla në vlerë prej mbi 4500 euro, si dhe stoli ari (zinxhir dhe bylyzik). Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit dhe gjetjes së autorëve.
Komisarja evropiane për ekonomi digjitale dhe shoqëri Marija Gabriel vlerësoi se është e nevojshme strategji në nivel evropian për përballje me “lajmet e rreme” në rrjetet sociale. “Lufta kundër lajmeve të rreme në vend të çështjes kombëtare, duhet të bëhet çështje evropiane”, deklaroi eurokomisarja në një intervistë për gazetën ditore belge “Eko”. Gabriel paralajmëroi se BE-ja do të ketë strategji për përballjen me lajmet e rreme deri në pranverë, kur duhet të jetë gati raporti i grupit të ekspertëve i obliguar për t’i propozuar mënyrat për shuarjen e këtyre dezinformatave. Sipas saj, midis propozimeve është edhe mbështetja për shënim vullnetar…
Pas tërmeteve të djeshme me intensitet prej 4 dhe 4,7 ballësh sipas shkallës Rihter, epiqendrat e të cilave ishin në rajonin e qytetit grek Kukush dhe u ndjenë edhe në Maqedoni, lëkundjet janë ndërprerë. Sipas profesorit të gjeologjisë dhe kryetarit të organizatës greke për planifikim dhe mbrojtje nga tërmetet, Eftimios Lekas, në 24 orët e fundit në rajonin më të gjerë të Kukushit në veri të Greqisë janë regjistruar mbi 35 tërmete me fuqi më të vogël. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, duke folur për radion “Praktorio fm”, Lekas theksoi se tërmetet me siguri do të vazhdojnë edhe…
Marrëzirat e politikanëve, sipas prefektit të Selanikut, Janis Butaris janë “fajtorë” që, siç thotë, “çështja e emrit ka dalë nga binarët”. Ai në intervistë për radion e agjencisë greke të lajmeve APE-MPE, deklaron se është maqedonas, ndërsa e komenton edhe vizitën private në Selanik të kryeministrit të Maqedonisë. “Maqedonas më të madh se mua nuk ekziston për shkak të prejardhjes. Prejardhja ime dhe edukimi im thonë gjithçka”, thotë prefekti i Selanikut në intervistë për radio “Praktorio fm”, të agjencisë greke të lajmeve. Kjo deklaratë me siguri ka të bëjë për grekët të cilët vetpërcaktohen si maqedonas, e jo të maqedonasve…
Në Klinikën për Pulmologji “Kozle” për çdo natë ndihmë mjekësore kanë kërkuar mbi 100 fëmijë. Një pjesë e tyre janë ndalur për mjekim spitalor. Drejtuesit e kësaj klinike thonë se pneumonia, bronkiti dhe kollitjet e shpeshtuara të shoqëruara me kollitje, temperaturë, infeksione dhe ndezje të organeve të larta respiratore janë komplikimet më të theksuara të cilat diagnostikohen nga mjekët, njofton RTVM2. “Për momentin janë hospitalizuar gjithsej 90 fëmijë dhe 60 nëna. Spitali në Kozle ka kapacitete të mjaftueshme për të pranuar edhe pacientë të tjerë. Të gjithë fëmijët e pranuar tani janë normalizuar, e marrin terapinë e nevojshme dhe janë…

