Ngjarjet e vitit që lamë pas dhe reformat e mëdha që nisën dhe mbetën po aty. Përpjekjet e politikës për të penguar Reformën në Drejtësi, rritja e pamjaftueshme ekonomike, mungesa e liberalizimit të tregjeve e bëjnë 2017-ën një vit të bllokimit Nga Luljeta Progni Nëse do të mblidheshin të gjitha ngjarjet që shënjuan vitin 2017, padyshim janë shumë, por disa mbesin nga ato zhvillime të kohës që kushtëzojnë edhe të ardhmen. Reforma në Drejtësi, stepja e saj në vetvete për çështje mirëfilltës burokratike, por edhe një “ndalesë” me dashje e reformës nga politika në tërësi, kanë bërë që drejtësia të…
Author: Rilinda
Bukë, patate, oriz, mish pule, lakër, speca, mollë dhe shalqi janë ndër produktet që konsumohen më tepër në shkallë vjetore nga qytetarët në Maqedoni, transmeton MIA. Statistikat tregojnë se mesatarisht një qytetar në Maqedoni ha 70 kilogramë bukë, 29.9 kg patate, 9 kilogramë mish pule, 7.3 kg oriz, 13.1 kilogramë mollë, 10.5 kilogramë shalqi, 11.5 kilogramë lakër, 19, 7 kg speca dhe 14 kg domate. Qytetarët e Maqedonisë, sipas anketës, kanë ngrënë hëngrën 5.4 kg makarona dhe 182 vezë në vit. Nga prodhime e detit më tepër konsumohet merluci 4.3 kg, peshku i ujërave të ëmbla, troftë e freskët 0.6,…
Në vitin 2017 ndodhën shumë pika kthese në sektorin gjyqësor dhe rastet e montuara politike që janë klasifikuar si të tilla në opinion, raporton SHENJA. Edhe pse pjesën më të madhe të kohës e zunë raste e publikuara nga Prokuroria Speciale dhe akuzat ndaj funksionarëve të lartë të VMRO DPMNE-së, megjithatë edhe për publikun shqiptar pati vendime të rëndësishme gjyqësore. Në shtator të vitit 2017 filloi seanca e parë gjyqësore në rastin Sopoti me në krye Prokurorinë Speciale. Kanë filluar të shpalosen bisedat e përgjuara ose “bombat” dhe është shpalosur dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur Ramadan Bajrami i cili ka…
Viti 2017 do të mbahet mend si vit i turbulencave dhe ndryshimeve në skenën politike në Maqedoni, por me shumë tema të lëna hapur edhe pas 365 ditëve zhvillime intensive politike, raporton SHENJA. Nga protestat e deri te dhuna në institucione, rigrupime politike dhe zgjedhje pa zgjidhje të shumë problemeve që Maqedoninë do ta shoqërojnë edhe për vitin e ardhshëm. Në këtë vit u zgjodh edhe Qeveria e re, por ajo deri në ditën e fundit nuk arriti të kompletohet dhe ndërrimi i moteve e gjen me shumë vende të zbrazëta. Viti i ri filloi me procesin e negocimit mes…
Kryeministri Zoran Zaev, duke folur për ligjin për përdorimin e gjuhëve, mbrëm në Alsat-M, deklaroi se ligji në fjalë është më shumë meritë e tij sesa e BDI-së, dhe do të vazhdojë ta mbrojë përpara atyre që e kundërshtojnë atë. Në janar, sipas Zaevit, ligji do të kalojë edhe leximin e dytë në Kuvend. “Besoj se si socialdemokrat, më shumë e kam mbrojtur ligjin se sa BDI-ja. BDI-ja ndoshta do të thotë se kjo nuk është e vërtetë por unë besoj në atë”, deklaroi kryeministër Zoran Zaev. Tentojnë t’i marrin meritat, sidomos për ligjin e gjuhëve? “Zaevit nuk mund të…
Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me reshje lokale të shiut, ndërsa në vendet më të larta malore do të ketë reshje të borës, sidomos në pjesët perëndimore. Temperaturat ditore do të lëvizin prej 0 deri 9 gradë celsius.
Ivanovi në Kuvend tha dy spine të mëdha ose dy të vërtetat të shtrembëruara – DSK ka qenë gjeneratori i krizës në Maqedoni dhe se për shkak të lajmeve të rrejshme duhet që të miratohen ligje të reja, monitorime, dënime… Presidenti Gjorgje Ivanov në daljen e tij vjetore në opinion përmes Kuvendit tha disa spine prej të cilëve ndajmë vetëm dy. Si spin të parë e veçuam atë rreth policisë sekrete, si gjenerator ekzistues të krizës në Maqedoni: Spin: Kriza e fundit ishte mundësi që emëruesi i përbashkët të zbulohet, identifikohet, dhe krejtësisht, të dekonstruktohet. Ky gjenerator i krizave politike…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Oda e Përmbaruesve kanë nënshkruar Memorandum me të cilin përmbaruesit obligohen që të mos i bllokojnë llogaritë e personave – pranues të ndihmës sociale. “Nënshkrimi i Memorandumit me Odën e Përmbaruesve ka qëllimin e vetëm – t’i mbrojmë të drejtat e personave të cilët janë në rrezik social me çka do të ndalojmë që të bllokohen llogaritë e tyre”, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska. “Bashkëpunimi do të bazohet në parimet dhe procedurat e parapara me këtë Memorandum në pajtueshmëri me dispozitat për mbrojtjen e të dhënave personale. Nënshkruesit t’i…
Në seancën e djeshme të Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës u miratua teksti i propozim-marrëveshjes me Maqedoninë për kushtet gjatë udhëtimit të shtetasve të dy vendeve. Në kumtesën nga seanca qeveritare theksohet se gjatë udhëtimit me letërnjoftime do të lehtësohet udhëtimi për qytetarët nga Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina. Propozim-marrëveshja parasheh që qytetarët e dy vendeve të mund të kalojnë kufinjtë e shteteve me letërnjoftime ose pasaportë biometrike dhe qëndrim në vendet përkatëse për 90 ditë pune.
Një persona ka ndërruar jetë në një aksident nga 19 gjithsej sa janë regjistruar gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në 7 aksidente janë lënduar 12 persona, ndërsa në 11 tjera është shkaktuar dëm material. Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe ka sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. 32 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar, ndërsa dy kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit.
Një nga tre kompani ndër 30 bizneset më të fuqishme në Maqedoni që punojnë në Bursën e Maqedonisë, shënojnë ulje të të ardhura në nëntë muajt e parë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan gazeta Koha. Rezultate më të dobëta tregojnë kompanitë e ndërtimtarisë, ndërsa më pak të ardhura nga shitja kanë edhe disa kompani të mëdha nga industria ushqimore, metalike dhe e tekstilit. Sipas analizës së revistës “Kapital”, lidhur me rezultatet financiare të 103 kompanive në Bursë, neto fitimi i tyre është afër 140 milionë euro që është për 4.8 për qind…
Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta borë. Reshjet do të fillojnë në pjesët perëndimore ku do të jenë më intensive (lokalisht rreth 20l/m2), ndërsa deri në fund të ditës do të përhapen në pjesën më të madhe të vendit. Temperatura do të lëvizë prej katër deri në 11 gradë Celsius. Në Shkup, moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë të përforcuar jugore. Temperatura do të arrijë deri në tetë gradë Celsius. Të premten do të ketë…

