Ministria e Brendshme sot ngriti padi penale kundër ish-kryetarit të Novo Sellës Bllazo Velkov për shpërdorim të pozitës zyrtare.
“BV, si kryetar i bashkisë së Novo Sellës, më 07.03.2014 , ka zgjatur afatin e periudhës së kontratës prej 5 (pesë) deri në 11 vjet. I dyshuari, para skadimit të kontratës së qirasë për një objekt të përkohshëm ka lidhur marrëveshje ndërmjet Novo Sellës dhe qiramarrësit – personi juridik nga Strumica, pa kryerjen e një ofertave publike dhe shpalljen publike për dhënien me qira të obejkt, ka vazhduar përdorimin e vazhdueshm të obejktot, në pronësi të komunës së Novo Sellës, në 11 vjet”.
Tutje nga Minsitria e Brendshme thonë se duke nënshkruar aneksin, B.V. dhe duke lejuar rimodelimin e një ndërtese ekzistuese në një restorant dhe ndërtimin e objekteve në kundërshtim me kushtet e para-shpalljes për ankand publik për dhënien me qira të objektit të përkohshëm dhe në kundërshtim me marrëveshjen e nënshkruar me qira për një objekt të përkohshëm. Duke mundësuar kështu personi juridik – Kompania për turizëm, shërbimet nga Strumica të jetë në një pozitë të privilegjuar në treg dhe përfitime më të mëdha./Almakos

