Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në emisinin “Rruga drejt” në Alsat-m duke folur për mosudhëheqjen e Ministrisë së Shëndetësisë nga partia Aleanca për Shqiptarët dhe daljes e saj nga Qeveria e Maqedonisë, ka thënë se edhe më tej mund ta shikojë në fytyrë liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
“Unë mund ta shoh Ziadin Selën në fytyrë edhe pas kësaj. Unë jam shprehur edhe më herët se ne do vazhdojmë të bashkëpunojmë në të ardhmen. Na presin reforma dhe ligje të shumta për të cilat do të kemi nevojë që të bashkëpunojmë me ASH-në”, tha Zaev.

