“Zaev, a e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë keni të përbashkët me Gruevskin?! Ju a them unë: vetëm Ali Ahmetin!”, kështu është shprehur sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për të cilën kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në emisionin “Rruga drejtë” në Alsat-m.
“Ndoshta ka thënë ashtu sepse Ali Ahmeti ka qenë në qeverisje edhe me Gruevskin edhe me mua. Dua të sqaroj se unë kam bërë koalicion për numra, dhe meqë BDI ishte ndër partitë me deputetë më së shumti, u krijua kjo përbërje qeveritare”, tha Zaev.

