PSP hapi një hetim javën e kaluar me emrin e koduar “Shërbimet e Jashtme” kundër dy personave, mirëpo ish udhëheqësi i VMRO-DPMNE Nikola Gruevski thotë se ai nuk ka njohuri reth kësaj.
‘Nuk jam në rrjedha, ata mund të hapin çfarëdo lloj hetimi që dëshirojnë. Un nuk kam asgjë për t’u shqetësuar’, tha ish-kryeministri.
Sipas asaj që është paraqitur nga PSP për hetim, në tetor dhe nëntor 2014, me kërkesë të një prej kompanive të huaja, u përgatit një raport i cili në territorin e qytetit të Shkupit zbuloi stacione bazë për përgjimin. Ky raport duhej të konfirmonte tezën e ish-udhëheqjes shtetërore se përgjimi u krye nga shërbimet e jashtme, shpjegoi prokurorja Fatime Fetai në një konferencë shtypi./Almakos

