Hristijan Mickovski, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, është i vetmi kandidat për kreun e ri të partisë në kongresin e jashtëzakonshëm që do të mbahet sot dhe nesër në Valandovë, përcjell Almakos.
Anëtarët e VMRO-DPMNE-së thonë se anëtarët e Komitetit Qendror në seancën e djeshme u njoftuan se sipas statutit të partisë, vetëm dy kandidatë për Kryetar të VMRO-DPMNE-së dorëzuan dokumentacionin e plotë në komisionin ligjor të partisë.
Kandidatura e dytë ishte e paplotë, pra nuk ka ofruar një listë prej së paku 30 nënshkrime të delegatëve që mbështesin kandidaturën.
Komiteti Qendror shqyrtoi dhe miratoi analizën e zgjedhjeve lokale të mbajtura nga një ekip më i gjerë, i cili, me sugjerime dhe shtesa të caktuara, do t’i dorëzohet udhëheqjes së ardhshme të partisë në mënyrë që të korrigjojë lëshimet .
Komiteti Qendror gjithashtu diskutoi mbi situatën aktuale politike dhe politikat e qeverisë aktuale.
Në sesionin e Komitetit Ekzekutiv të mërkurën, nuk u pranua iniciativa e Ilija Dimovskit dhe Antonio Milloshoskit dhe e 50 zyrtarëve të tjerë të partisë dhe deputetëve, që Kongresi të shtyhej për në shkurt.
Kryetari i ri i VMRO-DPMNE duhet të zëvendësojë Nikola Gruevskin i cili dorëzoi një dorëheqje të parevokueshme nga pozita udhëheqëse e partisë./Almakos

