Hatërmbetjet politike vs punët e shtetit është tema e rradhës në #Click Plus që emitohet në Tv 21. I ftuar i sontëm ishte dhe kryetari i RDK’së Vesel Memdi i cili flet rreth raporteve të fundit mes tij dhe Selës. Ai sqaron pozicionin e tij në Qeveri pas zërave dhe akuzave të ndryshme ndaj tij. Pse dhe kur u hatruan Ziadin Sela dhe Vesel Memedi ai thot se asnjëherë nuk kam bërë koalicion me BDI-në por problemi ishte se nuk mundeshe të bëjnë shumicë parlamentare pa ne. Unë jam këtu për të përfaqësuar interesin e kombit shqiptar dhe interesat e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Maqedoni. Memedi e porositi LR PDSH-në që të merret me, siç i quajti ai, dështimet e partisë, se sa me fjalë boshe, njofton Almakos.
“Kemi funskjonuar në mënyrë perfekte, gjithëmon e kam ndihmuar maksimalisht Selën dhe gjatë kësaj periudhe kohore skemi pasur ndonjë problem, në politik jam futur jo për hatërmbetje por për ti ndihmuar këtij procesi, i kam thënë Selës se duhet të jemi të kujdeshëm dhe të mos përvetsojmë çështjen shqiptare. Qëllimi fillestar i Selës ishte reformimi i PDHS’së, dhe në kuadër të Lr- Pdsh’së qëllimi kryesor pse u bëmë bashkë ishte të kontribojmë në cështjet kombëtare. BDI 16 vite me të mirat dhe me të këqijat e saja është në pushtet, dhe me këtë dua të jemi realist dhe i sinqert.. këshu që shoqëria e jonë u thye para zgjedhjeve lokale, insistimi i tij që nga fillimi është që të shkrihen tre subjekete poltike ajo e RDK- Lr-Pdsh dhe Unitetit në një subjektpolitik, dhe atë ose shkrihemi ose ai vazhdon rrugën e vet, ai me këtë ndryshoi dhe emrin e partisë nga Lr-Pdsh nga ASH, dhe sot e kësaj dite nuk e kam kuptuar pse ky nxitim kur funksionojmë normal”, deklaroi Memedi në Click Plus.
P.S
Fjalët e Ziadin Selës e shqetësuan deputetin Vesel Memedi. Doli në pres-konferencë për t’ia bërë me dije Selës dhe të gjithë kundërshtarëve të tij se nuk ka ndërmend të ndërrojë asnjë qëndrim të tij dhe se ende përfaqëson Aleancën për Shqiptarët, që është e përbërë prej UNITETIT, RDK-së dhe LR PDSH-së, e për ta shprehur këtë nuk zgjodhi fjalë.
“Ne kishim tre deputetë tani kemi vetëm dy sepse njëri ka shkuar në BDI”, tha Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët’./Almakos

