Hatërmbetjet politike vs punët e shtetit është tema e rradhës në #Click Plus që emitohet në Tv 21. I ftuar i sontëm ishte dhe analisit Alajdin Demiri. Ai vlerëson se në të gjitha kombinatorikat kjo është një Qeveri jo stabile që do ketë gjithnjë përplasje kushdo që prej partive shqiptare është ose jo në këtë qeveri. Kjo është një betejë politike e mbijetesës për secilën parti shqiptare sepse ato janë copa të ndara dhe nuk është se përbëjnë ndonjë forcë reale, përcjell Almakos.
“Po të dëgjosh se si i komentojnë këto qeveritar problemet e fundit politike ngjan sikur është gjithçka në rregull, në të vërtet historiku i kualiconit ishte më i gjërë nga RDK e atëhershme në gjithë kuptimin e plotë të fjalës, ideja ishte që të rënohet BDI se e quanin e keqja e popullit shqiptar, mirëpo ndërkoh çka ndodhi, partia e tij kërkoi që të jep dorhëqje dhe ai nuk pranoj dhe e fitoj me gjygj. Problemi ishte se Veseli nuk deshi të bën kualicion me Besën .. edhe kështu ndohdi historiku, Sela bëri kualicion kur ishte RDK e pandarë, dhe personalisht kam punuar shumë që ky krah të funksionojë dmth të bashkohen atë kohë RDK, BESA dhe Lr-Pdsh dhe në momentin kur paraqiteshin pericpecitë nga të gjitha llojet dhe shpekulimet se të Besës nuk i duam se janë fetar e të huaj.. erdhi puna Memedi u deligjitimua dhe kryetar e bëri gjygji dhe erdhëm në situat parazgjedhor që po të ishim bashkuar këta parti BDI ato zgjedhje parlamentare do ti humbiste dhe këto se bashku do ta fundosnin vërtet BDI’në. Në gjithë këto zënka të opozitës Memedi u pozicionua si deputet dhe filloj të anon nga BDI , dhe nuk e sqaroj atë pse e bën dhe si e bën dhe me tërë këtë situat i vërsulet Selës”, përfundoi Demiri në Click Plus.
Më tej ai shton se kjo qëveri është qeveria më e dobët dhe jo stabile se është fraxhile dhe me numra të ngushta. Pse ju pengon ASH, sepse mënyra e qeversjes Lsdm-Bdi është fluide./Almakos

