VMRO-DPMNE ka paralajmëruar protesta gjatë ditës së sotme para (ora 18h) burgut hetimor të Shutkës në shenjë revolte për të paraburgosurit e rastit të dhunës në parlament.
Pas arrestimit të 24 personave, VMRO ka organizuar protesta para Gjykatës penale dhe Ministrisë së drejtësisë ku merr pjesë edhe lideri partiak Nikolla Gruevski dhe funksionarë të lartë partiak.
Ndërkohë, Komisioni i Shëndetësisë pranë DPMNE-së sot nga ora 09 – 17 do të organizojë edhe aksion për dhurimin e gjakut në shenjë të mbështetjes së të paraburgosurve.
“Maqedonia është i vetmi vend ku kryhet persekutimi politik i arrestimit të ligjvënësve. Qeveria shkel të drejtat themelore të njeriut dhe ngre akuza për terrorizëm kundër 36 patriotëve maqedonas vetëm për shkak se ata e duan shtetin. Junta në pushtete ka përdorur ligjin si mjet për persekutimin politik. Artistët, aktorët, drejtorët, arkitektët dhe pjesëtarët e policisë janë ndaluar vetëm sepse nuk pajtohen me politikat e Zaevit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e VMRO-së./Almakos

