Diskutim publik për ndryshime të mundshme të Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik do të mbahet sot në Shkup në organizim të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe ministrit pa portofol i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
“Hapja e dialogut me komunitetin mediatik dhe organizatat civile për çështjen e nevojës të ndryshimeve eventuale të Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, është paraparë konform Planit 3-6-9 të Qeverisë së RM-së, dhe me qëllim që të këmbehen mendime lidhur me zgjidhjen aktuale ligjore dhe implementimin të tij në praktikë”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.
Prej atje theksojnë se qasja e informacioneve me karakter publik deri te qytetarët dhe informimi me kohë i opinionit për të njëjtat janë në drejtim të transparencës në punën e institucioneve shtetërore që paraqet një ndër parimet kryesore në të cilat bazohet puna e Qeverisë.

