Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë për rastin “shuplakat” në të cilin të akuzuar janë lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministër Nikolla Gruveski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, deputetja Daniella Rangellova si edhe 11 persona të tjerë.
Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski sot sërish do të duhen të përballen me “bombat” e rastit “Dhuna në qendër” apo “Shuplakat”.
Përndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Publike, Llazarov, i akuzuar për dhunë, bashkë me persona të tjerë, ka nxitur dhe ka organizuar disa anëtarë të VMRO-DPMNE për protestë kundër rrënimit të kishës “Shën Konstandini dhe Elena” e cila ishte në fazën e ndërtimit në bulevardin “Maqedonia”.
Kujtojmë që për rastin “Shuplakat e porositura” në Qendër, ish kryetari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së për Qendër, Tomislav Llazarov, në seancën paraprake tha se ndjen keqardhje për veprën e bërë. Nga ana tjetër Mile Janakievski tha se “nuk ka bërë asgjë dhe nuk ndjehet fajtorë”. Poashtu edhe deputetja Daniela Rangellova u shpreh se është e pafajshme. Edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski u shpreh se nuk ndihet fajtorë.
Edhe për rastin “Trajektorja” akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Lupço Georgievski.
Ata dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime, me të cilat në procedurën për përzgjedhje të kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë, sipas PSP-së i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror me të paktën 155 milionë euro dhe për vlerën e njëjtë kompanisë që ka kryer punimet i kanë mundësuar që të bëhet me pronë pronësore./Almakos

