Author: Rilinda

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë sot do të zhvillojnë takimin e parë të përbashkët në Pogradec të Shqipërisë. Takimi do të zhvillohet në hotelin “Hymeti Palace” në orën 14:30, ndërsa sipas protokollit, në orën 16:30, kryeministri Rama dhe homologu i tij Zaev do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Në fokus të bisedimeve do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe përmes bashkëpunimit të shtuar në fushën e infrastrukturës, ndërtimi i korridorit 8, intensifikimi i shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve si dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë. Në këtë takim gjithashtu do të nënshkruhet disa…

Lexo më Shumë

Mjegulla edhe sot në mëngjes shkakton probleme në zhvillimin e komunikacionit në vend. Dukshmëri të zvogëluar prej 50 deri në 100 metra ka në rrethrrotullimin pranë Shkupit, si dhe në akset rrugore Shkup – Katllanovë dhe Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë. Në akset e tjera rrugore në vend komunikacioni po zhvillohet vende-vende nëpër rrugë të lagështa. Në aeroportin e Shkupit sot në mëngjes janë anuluar të gjitha fluturimet dhe aterrimet e planifikuara. Vetëm një fluturim është riorientuar në aeroportin e Prishtinës.

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët, nëpër lugina me mjegull. Në orët e mbrëmjes dhe të natës në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje të shiut. Temperatura do të lëvizë prej gjashtë deri në 14 gradë celsius. Në Shkup, moti do të jetë i vranët. Temperatura do të arrijë deri në tetë gradë Celsius. Gjatë fundjavës do të jemi nën ndikimin e valës së re të lagësht me reshje të shiut të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme ditën e shtunë. Nga e diela do të ketë ulje të temperaturës dhe reshje të kohëpaskohshme…

Lexo më Shumë

Mbase i nxitur nga grindjet e fundit brendapartiake në Lëvizjen Vetëvendosjes, shkrimtari Kim Mehmeti thotë se partitë shqiptare copëtohen e zhbëhen sepse shumica e themeluesve të tyre, nuk i ndërlidhë mes veti asnjë ideal i përbashkët, por vetëm ambiciet karrieriste dhe interesat personale. Me çka, sipas Kim Mehmetit, emblema e partisë për ta vlen vetëm aq sa mund ata t’i bëjë deputet apo kryetarë komunash. Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e plotët të shkrimtarit tonë Kim Mehmeti, të publikuar në faqen e tij të FB. “Partitë shqiptare shpejtë themelohen, por edhe më shpejtë zhbëhen e copëtohen! Mbase shkaku se…

Lexo më Shumë

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski gjatë vizitës në Paris u takua me zëvendëskryeministren e Shqipërisë, Senida Mesi. Mançevski e ka ngritur nismën për uljen e shpenzimeve për roaming mes të dy vendeve, si dhe për bashkëngjitjen e Shqipërisë në marrëveshjen rajonale për uljen e çmimeve të roaming mes Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës. Në këtë pjesë ekziston mundësia për nënshkrim të memorandumit për bashkëpunim, me të cilin do të ndiqet shembulli me nënshkrimin e memorandumit për roaming midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, shtohet në kumtesën e Ministrisë. Në takim u hapën çështjet lidhur me…

Lexo më Shumë

Tv Shenja bën të ditur se kryetari i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski nëpërmjet rrjeteve sociale ka dërguar disa mesazhe deri tek kandidatet për kryetar të ardhshëm të partisë, bashkëpunëtorëve dhe delegatëve në Kongresin në të cilin do të zgjidhet lideri i ri i partisë. Ai shkruan se kandidatët nuk duhet të ndahen në bazë të statusit të tyre dhe funksionit në parti. “Çdo anëtar i partisë i cili futet në garë duhet të ketë trajtim të njëjtë, shanse të njëjtat për ta prezantuar veten dhe çdo delegat duhet të jetë i hapur për kandidatët. Nuk duhet të ketë asnjë privilegj për…

Lexo më Shumë

Me ndryshimet ligjore, bujqësia në Maqedoni do të ketë 7 milionë euro më shumë. Kjo bëhet e ditur nga ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Ujra, Ljupço Nikollovski. Ai shtoi se rreth 65 mijë bujq që realizojnë të ardhura deri më 1 milion denarë do të t’i marrin tatimet personale që u janë ndalur në 12 muajt e mëparshëm. Gjithashtu, sipas tij, bujqit do të lirohen nga harxhimet administrative, respektivisht nga obligimet për të dorëzuar raportet tatimore. Në vend të tyre, këtë do ta bëjnë blerësit.

Lexo më Shumë

Tv Sitel shkruan se revista gjermane ”Welt”, bën të ditur se Greqia, Maqedonia dhe Serbia dëshirojnë të ndërtojnë një kanal lundures që do ta lidhë Danubin me detin Egje dhe Mesdhetar. Revista citon kryeministrit grek, Alexis Tsipras, të ketë thënë se ky projekt ”do të mund ta ndryshonte gjeografinë e Ballkanit”. Projekti cilësohet si senzacional dhe kërkohen investues që do t’i merrnin përsipër harxhimete mëdhaja të ndërtimit të korridorit lundures që do të lidhte Danubin, Moravën dhe Vardarin. Edhe rrjeti gazetarest gjerman Ntv shkruan për këtë projekt, që vlerësohet rreth 17 miliardë euro.

Lexo më Shumë

Ne në ditën e fundit të debatit për ligjin për gjuhën shqipe, Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Maqedonisë, deputeti i BDI-së Artan Grubi, ka vijuar me strategjinë e ndalimit të ndryshimit të ligjit për gjuhën shqipe. Madje Grubi po pengon edhe amendamentet e Lëvizjes Besa, me të cilët kërkohet zyrtarizim i gjuhës shqipe, e jo vetëm avanvcim simbolik siç parasheh propozim ligji i qeverisë. Sot ka vijuar me punë vazhdimi i dytë i seancës së gjashtë të Komisionit për ta përfunduar leximin e dytë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve duke shqyrtuar 90 amandamentet e propozuara…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit së bashku me qytetin Indian Kollkata dhe Daka e Banglladeshit gjendet në majën e listës së qyteteve më të ndotura në botë. Ndotja mesatare e kryeqytetit të Maqedonisë është 374 mikrogram në metër kub që është e mjaftueshme që të ngjitet në vendin e parë, para Kollkota me 361 dhe Daka me 329 mikrogram në metër kub.

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Vasko Kovaçeski dorëzoi dorëheqje te kryetari i Kuvendi, Talat Xhaferi për shkak se ai do të bëhet drejtor i kompanisë REK “Manastir”. Deputeti Kovaçevski për sot paralajmëroi konferencë për shtyp që ta arsyetojë dorëheqjen e tij nga funksioni i deputetit. Vasko Kovaçeski është deputet nga lista e LSDM-së nga njësia e pesë zgjedhore, ndërsa në vendin e tij do të vijë ministri i deritanishëm pa resor, Samka Ibraimovski. Ministri Ibraimovski i angazhuar për implementimin e strategjisë nacionale për përmirësimin e gjendjes së romëve, sot deklaroi se pranon të jetë deputet dhe tha se do ta lëshojë pozitën…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët, nëpër lugina me mjegull. Në orët e mbrëmjes dhe të natës në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje të shiut. Temperatura do të lëvizë prej gjashtë deri në 14 gradë celsius. Në Shkup, moti do të jetë i vranët. Temperatura do të arrijë deri në tetë gradë Celsius. Gjatë fundjavës do të jemi nën ndikimin e valës së re të lagësht me reshje të shiut të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme ditën e shtunë. Nga e diela do të ketë ulje të temperaturës dhe reshje të kohëpaskohshme…

Lexo më Shumë