Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët, nëpër lugina me mjegull. Në orët e mbrëmjes dhe të natës në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje të shiut.
Temperatura do të lëvizë prej gjashtë deri në 14 gradë celsius.
Në Shkup, moti do të jetë i vranët. Temperatura do të arrijë deri në tetë gradë Celsius.
Gjatë fundjavës do të jemi nën ndikimin e valës së re të lagësht me reshje të shiut të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme ditën e shtunë. Nga e diela do të ketë ulje të temperaturës dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe të borës

