Ndotja e ajrit në Shkup ka bërë që qytetarët të reagojnë dhe të organizohen në protesta të qeta për të kërkuar që kjo çështje të merr seriozitetin dhe trajtimin e duhur.
Pas paralajmërimeve për bojkot të procesit mësimor të mërkurën e javës së ardhshme, një tjetër protestë është paralajmëruar në rrjetet sociale.
Për ditën e nesërme është thirrur një protestë para Qeverisë së Maqedonisë, protestë që duhet të filloj në ora 12:00, pra në mesditë.
Sipas përshkrimit, protesta nuk organizohet nga ndonjë parti politike, por nga vetë qytetarët.
Ndryshe, qyteti i Shkupit së bashku me qytetin Indian Kollkata dhe Daka e Banglladeshit gjendet në majën e listës së qyteteve më të ndotura në botë.
Ndotja mesatare e kryeqytetit të Maqedonisë është 374 mikrogram në metër kub që është e mjaftueshme që të ngjitet në vendin e parë, para Kollkota me 361 dhe Daka me 329 mikrogram në metër kub.

