Të nxitet diskutimi i gjerë publik për reformat e parapara për ndjekjen e komunikimeve është qëllimi i debatit të sotëm “Reforma në ndjekjen e komunikimeve – ndryshime esenciale ose kozmetike?”
Debati, siç theksojnë organizatorët, duhet t’i mundësojë Qeverisë që t’i identifikojë dhe mënjanojë pikat problematike në reformat e parapara, por edhe të nxisë debat tek deputetët që në mënyrë aktive të inkuadrohen në modelimin e tyre dhe në këtë mënyrë t’i mbrojnë interesat e qytetarëve të cilët i kanë zgjedhur.
Në ngjarje do të prezantohen ndryshimet ligjore kyçe të parapara në sistemin për ndjekjen e komunikimeve dhe do t’u ekspozohen qëndrimeve të përfaqësuesve nga organizatat civile për atë se nëse reforma siguron mbrojtje adekuate të privatësisë së qytetarëve dhe i përmbush kërkesat e Bashkimit Evropian për mbikëqyrje funksionale mbi ndjekjen e komunikimeve.
Debatin e organizon Instituti për shkenca shoqërore dhe humane – Shkup në bashkëpunim me Asociacionin për iniciativa zhvillimore “Zenit” dhe Instituti për politika evropiane. Është mbështetur nga fondacioni National Endowment for Democracy (NED).

