Amerikanët kanë kërkuar propozim se “si të zgjidhet ndotja në Shkup”.
Ambasada e SHBA-së, në kontekst të ndotjes së lartë të kryeqytetit, në rrjetet sociale i ka pyetur qytetarët se “çfarë propozoni që të ketë ajër më të pastër në Maqedoni?”, ndërkaq me postimin kishte të bashkëngjitur një fotografi me mjegull të dendur.
Ambasada ruse iu përgjigj pyejes së Ambasadës Amerikane në Shkup,të cilët nëpërmjet një postimi në twitter pyetën se cila është idea juaj për të patur ajër më të pastër në Maqedoni.
Pasi që miqtë tanë nga Ambasada e SHBA-së kërkojnë ide për ndotjen e ajrit në Shkup, do të kishim dashur t’u propozojmë zgjidhjen (kanë publikuar skicë nga gazsjellësi i planifikuar) “rrjedha turke”, e cila sipas planifikimeve duhet të kalojë nëpër Maqedoni.
“Dëshirojmë tu ndihmojmë miqëve tanë nga ambasada e Amerikës të cilët kërkojnë ide për uljen e ndotjes të ajrit. “Turkishstream”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës ruse në Twitter, duke aluduar në atë se me gazin natyror në amvisëritë do të ulej ndotja.



