Studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë – UT për studentin, kolegun e tyre të ri 20 vjeçar që vuan nga sëmundja e leukemisë akute, Florent Hoxha, organizojnë mbrëmje humanitare e cila do të mbahet nesër në “Ultra Caffe” në Tetovë prej orës 21:30. Në mbrëmje do të performoj një ekipazh artistësh: Elita Ziberi Syhana Reçi Leotrim Zejnullahu Mia Morina Laura Krliu Arjeta & Arijana Ajredini Zamira Uka Granit Vela Dj Eroll Phatooni Hyrja: 150 den Plus donacione sipas mundësisë! Të gjitha parat e mbledhura do të dedikohen Florentit për shërim sa më të shpejtë dhe të plotë të tij.
Author: Rilinda
Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit e Maqedonisë ka njoftuar se do të ndajë rreth 1.99 milionë dollarë fonde direkte për të mbështetur linjat ajrore që shërbejnë në vend në vitin 2018, shkruajnë mediat në Shkup. Marrëveshja me kompaninë aktuale, e cila deri tani ka marrë mbështetje financiare nga Shkupi, skadon më 2018, transmeton Albinfo.ch. Maqedonia e ka nisur politikën e mbështetjes së kompanive ajrore që me buxhetin e shtetit të vitit 2012, kur nënshkroi kontratën e parë me “Wizz Air”. Më 2015 marrëveshja u zgjat edhe për tre vjet të tjera. Sipas regjistrit zyrtar të tenderëve të BE-së, vlera…
Reformimi i administratës publike në Maqedoni, për të qenë një ekip i mirëfilltë në shërbim të qytetarëve, sipas njohësve të këtij lëmi, duhet të bëhet në shumë dimensione, si dhe përmes një plani afatgjatë. Ata thonë se një reformim i tillë assesi nuk duhet shikuar si punë të përfunduar brenda një afati të shkurtër kohor, sa për të përmbushur një detyrim që i është përcaktuar Maqedonisë nga faktori ndërkombëtar, shkruan REL. “Sfidat e reformimit të administratës publike në Republikën e Maqedonisë, do t’i kisha klasifikuar në tri segmente, për një periudhë dhjetëvjeçare. Së pari, ndalimi, përkatësisht stopimi i punësimeve të…
Autoritetet e qytetit janë të gatshme për mirëmbajtjen e rrugëve në rajonin e Shkupit në kushte dimri. Pas të reshurave të para të borës në këtë sezon, ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit kanë intervenuar në mënyrë parandaluese në shumë rrugë dhe pika kritike dhe kanë hedhur 30 tonë kripë. Shërbimi dimëror i Qytetit të Shkupit për momentin ka rezerva të kripës në depot e Ndërmarrjes Publike “Rrugë dhe Rrugica” prej rreth 1.300 tonë dhe në vijim është procedura e tenderit për furnizimin edhe të 3.000 tonë kripë. Krahas kripës dhe asfaltit të ftohtë, shërbimi dimëror do ta…
Institucionet sllovene do t’i mbështesin proceset e harmonizimit të legjislacionit të Maqedonisë me legjislacionin e BE-së në më shumë fusha, ndërsa do të shfrytëzohen edhe përvojat sllovene në proceset eurointegruese. Për këtë në suaza të vizitës në Slloveni kanë biseduar ministri pa portofol i angazhuar për rregullativën për përmirësimin e klimës investuese për kompanitë vendore Zoran Shapurq dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski me ministret e punës, familjes, punëve sociale dhe mundësi të barabarta dhe për arsim, shkencë dhe sport, Anja Kopaç Mrak dhe Maja Makovec Brençiç. Siç informoi sot Kabineti i ministrit, në takimet Shapuriqit dhe Rashkovskit…
Lajmi i përcjellur në disa media në lidhje me pjesëmarrjen e më shumë personave në procesin e negociatave për çështjen e emrit, jashtë ekipin zyrtar është e pavërtetë, thonë për AIM nga Ministria e Punëve të Jashtme. Ashtu si në shumë raste më parë është përmendur nga MPB, në Bruksel më 12 dhjetor 2017 në negociatat për tejkalimin e dallimeve për emrin do të marrë pjesë Vasko Naumovski, ambasador i Republikës së Maqedonisë në SHBA, i shoqëruar nga një diplomat i MPJ-së. Formati i njejtë i dakorduar me ndërmjetësin Matthew Nimetz do të vlejë edhe për palën greke, gjegjësisht një…
Nëntë persona prej të cilëve njëri më rëndë kanë marrë lëndime trupore në aksidentin zinxhiror të tre automjeteve që dje rreth orës 17 e 30 minuta ka ndodhur në rrugën rajonale Gostivar – Kërçovë në afërsi të separacioneve të hapura, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski. Të tre automjetet të cilat janë përfshirë në aksidentin janë me targa të Gostivarit edhe atë të markës “Golf” të drejtuar nga F.O. (34), “Lupo” të drejtuar nga Z.M. (58) dhe “Kia” të drejtuar nga T.A. (59), të gjithë nga Gostivari. Në aksidentin lëndime të rënda trupore, ka marrë Z,M., shoferi i “Lupo”-s,…
Ministri i Drejtësisë, Bilen Saiji nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë pune në Letoni. Në suaza të vizitës, Saliji së bashku me ministrin e Drejtësisë të Letonisë Xhintars Rasnaç, do të nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim midis ministrive të drejtësisë të të dy shteteve. Pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim, Sailji do të takohet me drejtorin e Drejtorisë së Burgjeve të Republikës së Letonisë dhe do ta vizitojë Qendrën e Varësisë pranë burgut Olaine. Ministri Saliji pasnesër do të takohet me udhëheqësin e shërbimit shtetëror për probacion të Republikës së Letonisë, Mihails Papsijeviç, si dhe me drejtorin e Drejtorisë…
Komisioni kuvendor Ligjdhënës – juridik sot do t’i mbajë tre seanca të njëpasnjëshme. Në rend dite janë Propozim buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2018, propozim ligjet për përfundimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018, për ndryshimin e Ligjit për siguri në komunikacionin e rrugëve, me procedurë të shkurtuar, i shtruar prej një grupi të deputetëve dhe Statuti i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, të gjitha në lexim të dytë. Debati për Propozim – buxhetin për vitin 2018 përfundoi në Komisionin amë për financim dhe buxhet. Prej 279 amendamenteve të dorëzuara janë pranuar gjashtë prej të…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, ndodhet për një vizitë në Washington. Ai mori pjesë në Forumin Parlamentar të Sigurisë, ku ishin të pranishëm disa kryetarë kuvendi, deputetë, ministra dhe ekspertë të fushës për parandalimin e financimit të terrorizmit dhe larjes së parave. Xhaferi ishte i ftuar për një intervistë në studion e Zërit të Amerikës. Ai foli për disa çështje me të cilat përballet vendi, si përpjekjet për integrimin në Evropë dhe anëtarësimi në NATO, korrupsioni dhe praktikat korruptive të disa ligjvënësve, projektligji për gjuhën shqipe.
Kam marrë një vendim, do të kandidoj për kryetar të VMRO-DPMNE-së, ekskluzivisht për “Vetëm e vërteta”, ka zbuluar Filip Petrovski. ”Vendosa për këtë hap pas analizave të gjera dhe konsultimeve me familjen, anëtarësinë e partisë, mes të cilëve edhe nga diaspora gëzoj mbështetje”, tha Petrovski. Petrovski ka thënë se për shkak të vendimit të tij, ai përballet me presione nga “pallat”, duke iu referuar selisë së partisë së VMRO-DPMNE-së. Kongresi i jashtëzakonshëm i partisë për zgjedhjen e udhëheqësit të ri, pritet të mbahet më 23 dhjetor. https://www.facebook.com/Kanal5Televizija/videos/1760797157293563/
Një detonim i fortë e ka zgjuar sot Shkupin nga gjumi. Eksplodimi ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit në rrugën “Jane Sandanski” në lagjen Aerodrom, shkruan Veçer. Nga MPB kanë thënë se rasti në polici është paraqitur në ora 6 e 45 minuta. Nga ky eksplodim ka pësuar një Mercedes luksoz, me targa të Shkupit, që ka qenë i parkuar pas qendrës tregtare Kapitol. Nga MPB paralajmërojnë detaj tjera gjatë ditës.

