Komisioni kuvendor Ligjdhënës – juridik sot do t’i mbajë tre seanca të njëpasnjëshme.
Në rend dite janë Propozim buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2018, propozim ligjet për përfundimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018, për ndryshimin e Ligjit për siguri në komunikacionin e rrugëve, me procedurë të shkurtuar, i shtruar prej një grupi të deputetëve dhe Statuti i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, të gjitha në lexim të dytë.
Debati për Propozim – buxhetin për vitin 2018 përfundoi në Komisionin amë për financim dhe buxhet. Prej 279 amendamenteve të dorëzuara janë pranuar gjashtë prej të cilave katër prej VMRO-DPMNE-së.
Prej katër amendamenteve të VMRO-DPMNE-së dy janë pranuar plotësisht, ndërsa dy janë ndryshuar në pjesën e financimit.
Komisioni i pranoi amendamentet për subvencione për stufa me peleta, për ZZHTI në Kumanovë, për ndërtimin e sistemit kolektor në Negotinë, për zgjidhjen e problemit me deponinë në Strugë dhe për ndërtimin e një parku për fëmijë në Nerez të Shkupit.
Pas përfundimit të debatit për amendamentet në Komision, Propozim buxheti përsëri kthehet në shqyrtim në Qeveri me ç’rast do të vihet në seancë kuvendore. Në seancë plenare debati për propozim buxhetin zgjat pesë ditë pune.

