Kam marrë një vendim, do të kandidoj për kryetar të VMRO-DPMNE-së, ekskluzivisht për “Vetëm e vërteta”, ka zbuluar Filip Petrovski.
”Vendosa për këtë hap pas analizave të gjera dhe konsultimeve me familjen, anëtarësinë e partisë, mes të cilëve edhe nga diaspora gëzoj mbështetje”, tha Petrovski.
Petrovski ka thënë se për shkak të vendimit të tij, ai përballet me presione nga “pallat”, duke iu referuar selisë së partisë së VMRO-DPMNE-së.
Kongresi i jashtëzakonshëm i partisë për zgjedhjen e udhëheqësit të ri, pritet të mbahet më 23 dhjetor.
https://www.facebook.com/Kanal5Televizija/videos/1760797157293563/

