Qendra për strategjitë evropiane dhe Fondaciojni Shoqëri e Hapur- Maqedonia sot organizoi një prezantim të studimit dhe panel diskutimit mbi: “Menaxhimi Instrumentit të Paraqasjes – Praktikat dhe Sfidat”.
Dokumenti analizon përdorimin e fondeve të BE-së në Republikën e Maqedonisë në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (2007-2013). Theksi vihet në fondet e menaxhuara përmes një sistemi të decentralizuar të zbatimit.
Objektivi kryesor është gjetjet nga analiza të mund të përdoren për të nxitur përdorimin më të mirë të fondeve evropiane, sidomos si rekomandime që mund të përdoren për ndihmën e para-aderimit për periudhën 2014-2020 (IPA2).
Panel diskutim duhet të nxisë debatin dhe bashkëpunimin ndërmjet palëve të përfshira në procesin e anëtarësimit në BE, si ato shtetërore dhe joshtetërorë, duke përmirësuar partneritetin e ndërsjellë në përdorimin e fondeve të BE.

