Komisioni për Çështje Evropiane, i udhëhequr nga Artan Grubi i BDI-së ka filluar sot seancën për Ligjin e Gjuhëve, duke llogaritur se kjo seancë nuk mund të mbahet pa përfaqësues të propozueave të ligjit, respektivisht nga Ministria e Drejtësisë.
Pasi e filloi seancën Grubi e anuloi atë për shkak se diskutimi për amendamentet nuk mund të mbahet pa prezencën e propozuesve. Grubi madje theksoi se e ka ditur qe ministri është jashtë vendit.
“Ne e dishim se ministri është jashtë vendit, por nuk e dinim për zëvendësministrin”. I pyetur nga gazetarët a bëhet kjo në koordinim me Qeverinë që t’u shmnagen debatit dhe amendamenteve të propozuara nga opozita, deputeti i BDI-së, Artan Grubi tha për ata “me rëndësi është të kalojë sa më shpejt Ligji i Gjuhëve”.
Me dhënien e pauzës në seancë tashmë afati për shqyrtimin e amendamenteve kalon dhe nëse ajo nuk vazhdon deri të mërkurën atëherë kalon afati për shqyrtimin e amendamenteve.
Me këtë u merret e drejta deputetëve që të diskutojnë për amendamentet e propozuara, mes të cilave kërkohet edhe zyrtarizimi i gjuhës shqipe dhe jo vetëm avancimi i saj, siç e propozon Qeveria.