Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski paraburgimin e gjashtë deputetëve të partisë së tij e vlerësoi si një precedent të rëndë, regjim dhe prishje të demokracisë. “Po e shfrytëzoj këtë mundësi edhe një herë për t’i bërë apel prokurorisë dhe gjyqësorit dhe sidomos Qeverisë e cila ka vënë gjithçka nën kontroll, të mos bëjë gjëra të tilla. Për momentin, pesë për qind e të gjithë deputetëve janë në paraburgim, qoftë ky shtëpiak apo efektiv, ose 12 për qind e deputetëve të VMRO-DPMNE dhe Koalicionit”, tha Gruevski pas shtyrjes së rastit “Trajektorja”. Kjo, siç shtoi, mund të ndodhë vetëm në vend ku…
Author: Rilinda
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në takimin me sekretarin shtetëror parlamentar në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes Ralf Brauksile ka theksuar se integrimi i Maqedonisë në NATO, është në krye të prioriteteve të Qeverisë. Siç informojnë nga Ministria e e Mbrojtjes, Shekerinska ka shtuar se anëtarësimi i Maqedonisë në Aleancë do të tregojë se politika e dyerve të hapura të NATO-s është e gjallë dhe se jep rezultate. “Vetëm me integrimin e vendeve-aspirante në NATO, rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe Ballkani në tërësi do të jetë i qetë, i sigurt dhe prosperues”, tha ministrja. Shekerinska theksoi se demokracia, sundimi i së…
U.d kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Darko Dimovski dhe kryetari i AOGJSH-së Peco Grujovski janë kandidatë për kryetarë të LSM-së. Kryesuesi i Kryesisë të Kongresit të jashtëzakonshëm Robert Simonovski deklaroi se mes këtyre dy kandidatëve do të zgjidhet lideri i ri në vazhdimin e sotëm të Kongresit të jashtëzakonshëm. “Proceset demokratike në Lidhjen e Sindikatave do të ruhen plotësisht dhe të gjitha ato spekulime të cilat u paraqitën në periudhën e kaluar janë evituar dhe sot kemi dy kandidatë potencialë që do të hyjnë në zgjedhjen e mundshme të LSM-së”, deklaroi Simonovski. Ai nuk pret kurrfarë pakënaqësie dhe, siç tha,…
Drejtoria për të ardhura publike sot do ta promovojë projektin për thjeshtësimin e procedurave për tatimin personal mbi të ardhurat për tatimpaguesit dhe personat fizik. Projekti është implementuar në vitin e fundi dhe është financuar nga BE-ja në vlerë prej 98.530 euro. Nga DAP konsiderojnë se projekti do të mundësojë thjeshtësimin e procedurave për paraqitje dhe pagesë të tatimit personal mbi të ardhurat për ndërmarrjet dhe për qytetarët. Fokusi i projektit është zvogëlimi i barës administrative dhe shpenzimet për llogaritje dhe pagesën e tatimeve, rritje të efikasitetit tatimor dhe ndjekjes së pagesës së tatimit personal mbi të ardhurat. Në kuadër…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot do ta vazhdojë Kongresin e jashtëzakonshëm, i cili u ndërprere më 11 nëntor, ndërsa në të cilin duhej të zgjidhet kryetari i ri i LSM-së. Vazhdimi i Kongresit është caktuar për në orën 12.00 dhe do të mbahet në Shkup në objektin e LSM-së. Kongresi i jashtëzakonshëm i LSM-së u mbajt në Ohër dhe atëherë pritej të zgjidhet kryetari i ri LSM-së, por nuk u votua për shkak të reagimeve të një pjesë të delegatëve, të cilët e konsideruan jodemokratike zgjedhjen e kryetarit dhe për shkak të kërkesës së u.d. kryetar i LSM-së, i…
Në Gjykatën Penale ka filluar gjykimi për rastin “Traektorja”, në të cilin i akuzuar është ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski , përcjell Almakos. Në “Traektore”, të akuzuar janë katër persona zyrtarë, ish-funksionarë të lartë qeveritarë, të dyshuar se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime, me të cilat në procedurë për përzgjedhje të kompanisë për ndërtim të akseve të autostradës Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar…
Kryeministri Zoran Zaev po qëndron për vizitë dyditore në Bruksel, ku, siç u paralajmërua, sot do të takohet me kryetarin e Komisionit evropian Zhan Klod Junker, me kryetarin e Parlamentit Evropian Antonio Tajani, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dhe me eurokomisarin për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Han. “Me kryetarin e PE-së, Antonio Tajani, kryetari i KE-së Zhan Klod Junker dhe eurokomisarët Federika Mogerini dhe Johanes Han edhe njëherë do t’i konfirmojmë marrëdhëniet tona partnere në rrugën e realizimit të qëllimit strategjik që Republika e Maqedonisë të bëhet anëtare e BE-së”,…
Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot duhet ta vazhdojë debatin rreth Propozim-buxhetit për vitin 2018. Me seancën kryeson deputeti i LSDM-së Vasko Kovaçevski të cilin e autorizoi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi që të kryesojë me Komisionin pasi kryetarja e Komisionit, Liljana Kuzmanovska nga VMRO-DPMNE-ja sërish e anuloi vazhdimin e caktuar. Shqyrtimin e përgjithshëm nuk e ndjekin deputetët e VMRO-DPMNE-së. Komisioni për financim dhe buxhet e filloi debatin për Propozim-buxhetin për vitin 2018 më 27 nëntor. Prej atëherë u caktuan disa vazhdime, por nuk janë mbajtur. Kuzmanovska e anuloi seancën e Komisionit për Buxhetin pas aksionit për arrestimin e…
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe i ftoftë. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar, veçanërisht përgjatë Vardarit dhe në lindje. Temperatura do të lëvizë prej zero deri në tetë gradë. Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe ftoftë. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar. Temperatura do të arrijë deri në pesë gradë. Nga e mërkura deri të premten gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale.
Në skenën politike të Maqedonisë tanimë zhvillohet transferi i heshtur dhe dramatik. Megjithate, dëgjimi më i vëmendshëm i parullave nga goja e protestuesve imponon dilemën, nëse vallë lideri nacionalist i VMRO-DPMNE në fakt ka shaluar tigrin që në fund do mund t’i kthehet dhe të përpijë vetë Gruevskin? Ne fakt, shlyerja e Gruevskit nga ana e perendimorëve tanimë ka ulur çmimin e tij në pazarin politik global, shkruan Almakos. Ismet Ramadani, analisti politiki ftuar në debatin televiziv në Tv 21 me temën ‘Se çfarë VMRO’je i duhet Maqedonisë’ ai thot se duhet theksuar se Nikolla Gruevski në llogari të VMRO-DPMNE-së…
I ftuar i sontshëm në #Click Plus Lirim Dullovi- gazetar duke folur rreth mundësive se çfare VMRO’je i duhet Maqedonisë ai shprehet se tashmë ka filluar “Lufta për fronin” opozitar. Paralajmërimi i Nikolla Gruevskit se pas 15 vitesh planifikon të tërhiqet nga posti i kryetarit të VMRO-DPMNE-së, ka shtuar ambiciet e zëvendësve të tij të mundshëm. Në opinion kohëve të fundit qarkullonin disa emra. Qëllimi primar është të reformohet partia në plan të brendshëm dhe të miratohet një Statut i ri që do të mundësojë demokratizimin e partisë, njofton Almakos. Tutje ai shton se një opozitë e fortë do ta…
I ftuar në emisonin e rradhès në #Click Plus që emitohet në Tv21 ishte dhe analisti Ibrahim Memeti. Ai thot që pas disa vitesh në qeverisje, zgjedhjet e fundit në Maqedoni shënuan një humbje të madhe për VMRO-DPMNE-në. Ajo që qytetarët e presin nga VMRO-DPMNE është që të respektojë pozitën e saj të re, dhe ajo është të shkojë në opozitë dhe nëpërmjet zgjedhjeve të ardhshme parlamentare përsëri të tregojë qëndrimet e saj, njofton Almakos. ”Gjithsesi nuk duhet anashkaluar edhe opsionin tjetër të VMRO-së që të keqpërdorë nacionalizmin, retorikë e cila është më tepër prezente javëve të fundit ku vet…

