I ftuar i sontshëm në #Click Plus Lirim Dullovi- gazetar duke folur rreth mundësive se çfare VMRO’je i duhet Maqedonisë ai shprehet se tashmë ka filluar “Lufta për fronin” opozitar. Paralajmërimi i Nikolla Gruevskit se pas 15 vitesh planifikon të tërhiqet nga posti i kryetarit të VMRO-DPMNE-së, ka shtuar ambiciet e zëvendësve të tij të mundshëm. Në opinion kohëve të fundit qarkullonin disa emra. Qëllimi primar është të reformohet partia në plan të brendshëm dhe të miratohet një Statut i ri që do të mundësojë demokratizimin e partisë, njofton Almakos.
Tutje ai shton se një opozitë e fortë do ta bëjë pushtetin të jetë më i përgjithshëm, të jetë më llogaridhënës, më transparent dhe më shumë i përkushtuar ndaj qytetarëve. Kuptohet këto janë procese të brendshme që anëtarët e VMRO-DPMNE-së bashkë me kryesinë dhe strukturat udhëheqëse do të përkufizojnë se çfarë është më e mirë për ta.
“Infromatat flasin se do të ketë ndryshim në VMRO, dhe unë mendoj se Gruevski e ka kuptuar dhe vet se duhet të largohet nga partia për t’ja çelë rrugën një opozite të fortë, sepse këto protesta që bën kjo parti këto ditë tubon 200-300 veta nga një parti që mbante pas vetes 20-30 mij protestues, ka një rënie drastike”, vlerësoi Dullovi gjatë emsionit debativ në #Click Plus./Almakos

