Në Gjykatën Penale ka filluar gjykimi për rastin “Traektorja”, në të cilin i akuzuar është ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski , përcjell Almakos.
Në “Traektore”, të akuzuar janë katër persona zyrtarë, ish-funksionarë të lartë qeveritarë, të dyshuar se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime, me të cilat në procedurë për përzgjedhje të kompanisë për ndërtim të akseve të autostradës Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe kanë tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë, sipas PSP, i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror nga së paku 155.117.172 euro dhe për të njëjtën vlerë, kompanisë kryerëse i kanë mundësuar që të bëhet me dobi pronësore.
Në rastin “Traektorja” ku i akuzuar është Vlladimir Peshevski thuhet se nga 27 llogari bankare, 24 janë aktive.
Për funksionarët e tjerë të VMRO-DPMNE-së, për të cilët PSP kërkoi paraburgim si ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe të tjerë nuk ka informata se sa llogari bankare dhe se sa mjete në formë parash kanë në to./Almakos

