I ftuar në emisonin e rradhès në #Click Plus që emitohet në Tv21 ishte dhe analisti Ibrahim Memeti. Ai thot që pas disa vitesh në qeverisje, zgjedhjet e fundit në Maqedoni shënuan një humbje të madhe për VMRO-DPMNE-në. Ajo që qytetarët e presin nga VMRO-DPMNE është që të respektojë pozitën e saj të re, dhe ajo është të shkojë në opozitë dhe nëpërmjet zgjedhjeve të ardhshme parlamentare përsëri të tregojë qëndrimet e saj, njofton Almakos.
”Gjithsesi nuk duhet anashkaluar edhe opsionin tjetër të VMRO-së që të keqpërdorë nacionalizmin, retorikë e cila është më tepër prezente javëve të fundit ku vet ne jemi dëshmitarë që kemi përballje direkte të platformave nacionale edhe pse e vërteta e krizës ishte një sistem i shkatërruar politik të cilën duhej ta përmirsonim dhe kjo ishte synimi kryesor i zgjedhjeve dhe ndryshimeve, krijimi i një sistemi demokratik politik për një qeveri përgjegjëse, megjithatë u shpik dhe kjo temë dhe kam frikë që kjo temë nacionaliste të përdoret nga partia edhe më tej, kjo do të ishte vërtet për të ardhur keq nëse ndodh por nuk duhet të përjashtohet kjo mundësi sepse bëhet fjalë për ndryshimin e sistemit tonë politik sepse është në dyshim e ardhmja e udhëheqësve të VMRO-së kështu që nuk përjashtohet edhe ky skenar”, tha Memeti.
Reagimi i VMRO-së është i menjëhershëm ku vijojnë protesta masive të cilët mund të krijojnë dhe destabilitet të ri brenda shtetit./Almakos

