Në skenën politike të Maqedonisë tanimë zhvillohet transferi i heshtur dhe dramatik. Megjithate, dëgjimi më i vëmendshëm i parullave nga goja e protestuesve imponon dilemën, nëse vallë lideri nacionalist i VMRO-DPMNE në fakt ka shaluar tigrin që në fund do mund t’i kthehet dhe të përpijë vetë Gruevskin? Ne fakt, shlyerja e Gruevskit nga ana e perendimorëve tanimë ka ulur çmimin e tij në pazarin politik global, shkruan Almakos.
Ismet Ramadani, analisti politiki ftuar në debatin televiziv në Tv 21 me temën ‘Se çfarë VMRO’je i duhet Maqedonisë’ ai thot se duhet theksuar se Nikolla Gruevski në llogari të VMRO-DPMNE-së nuk ka bërë gabime politike. Ai ka qenë në vija të VMRO-së dhe nacionalizmit të tij, mirëpo ka bërë shumë gabime në menaxhimin e partisë, keqmenaxhimin e shtetit, krijimin e një strumbullari të krimit në listën udhëheqëse të partisë, dhe kjo është arsyeja se pse Gruevski detyrohet të largohet nga drejtimi i partisë.
“Kulmi i githë kësaj situate është kur ai në tre çështje shumë të rëndësishme bëri gabime të cilat janë shumë të mëdha, në fakt të pafalshme. Njëher e kriminalizoj vetveten dhe strukturën rreth tij, dhe ai kriminalitet dhe korrupsion i tij fatmirësisht u zbulua përmes ‘bombave’ të Zoran Zaevit, e dyta filloj ta risë intezitetin e vokabularit nacionalist, fjalorit antishqiptar, pastaj filloj ta shton intezitettin e vokabularit anti ndërkombëtar ose anti perëndimor, dhe për një lider të një partie nëse këto tre çështje në këtë kohe janë karakteristik e një lideri siç është Nikolla Gruevski, ateherë dihet dhe fundi se cili do të jetë”, deklaroi Ramadani në #Click Plus./Almakos

