Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion do të veprojë sipas kallëzimit penal në lidhje me incizimin e serialit artistik “Maqedonia”. Personi i dyshuar nga Agjencia për film e ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vlerë prej 68.000.000 denarësh. “Drejtoria e Policisë Financiare në PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit sot ka parashtruar kallëzim penale kundër një personi për të cilin ekziston dyshim bazë se ka bërë vepër penale Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim nga neni 353 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi penal”, kumtojnë nga Prokuroria. Personi si subjekt udhëheqës i Agjencisë për film, siç thonë nga Prokuroria, në periudhën nga tetori i vitit 2016 deri në shtator të këtij viti, duke e shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare dhe duke i tejkaluar kufijtë e autorizimit të tij zyrtar e ka dëmtuar Buxhetin e RM-së për një vlerë prej 68.000.000 denarësh. “Njëherit, gjatë procedurës për financim të Projektit – serial artistik ‘Maqedonia’, personi i dyshuar ka mundësuar që Shoqëria për produksion dhe video filmik ‘Jadran Film’ SHPKNJP Shkup të përfitojë dobi pronësore të kundërligjshme në vlerën e lartpërmendur, ndërsa në dëm të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë”, theksohet në kumtesë. Për këtë rast, PTHP-ja për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, siç veç më është publikuar, pas njoftimit nga Drejtoria e Policisë Financiare, muajin e kaluar ka hapur procedurë parahetimore, kallëzimi i sotëm penal është marrë në punë dhe për të po veprohet. Nga Prokuroria thonë se për vijimin e mëtutjeshëm të hetimit, opinioni në vazhdimësi do të njoftohet.
Data 27.08.2026
Aktuale
- Moti sot: Temperaturat deri në 39 gradë, Shkupi përvëlohet nga i nxehti
- Qytetet më të “shkreta”, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%
- Kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë për shkak të temperaturave të larta
- Përmbytjet në Nepal, më shumë se 1 mijë persona janë zhdukur, mes tyre rreth 600 turistë
- Ngushtica e Hormuzit në flakë/ Goditet një tjetër cisternë nga një “predhë e panjohur”, zjarr në anije
- Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor
- Miratohet Rasonque, ilaçi për kancerin e pankreasit që pothuajse dyfishon shanset për mbijetesë
- “Jugosllavia kërkon të forcojë kapacitetet e saj në përmbysjen e regjimit Enver Hoxhës, për një dominim të mundshëm në qeveritë e ardhshme anti-komuniste në Shqipëri…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s në 1953


