Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi e ka pranuar që BDI e ka ditur se më 27 prill qytetarët do të futen në Parlament. Xhaferi e pranon se për këtë arsye atë ditë nuk ka qenë në Parlament kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.
“Sinqerisht, në të gjitha parashikimet dhe analizat që i bënim paraprakisht, konstatimi ishte se mund të ndodhë hyrja dhe se do të ndodhë hyrja.
Lidhur me pyetjen për Ali Ahmetin, ishte vendim në bazë të analizës se nëse ai është brenda, ai mllef që do të futet brenda duke pasur parasysh ngjarjet nga viti 2001, vlerësimi im isgte se nëse ai do të jetë brenda do të shfrytëzohet rasti që ai të jetë cak i eleminimit fizik.
Për atë arsye, koalicioni, por edhe si vendim i partisë ishte që Ali Ahmeti të mos jetë brenda”, ka deklaruar Xhaferi në Tv Telma. Ai nuk është përgjigjur në pyetjen se pse për këtë rrezik nuk është njoftuar ministri i punëve të brendshme, që në atë kohë ka qenë Agim Nuhiu i BDI-së.
Data 27.08.2026
Aktuale
- Feride Jashari dhe Orges Racaj, një martesë për t’u mbajtur mend
- Moti sot: Temperaturat deri në 39 gradë, Shkupi përvëlohet nga i nxehti
- Qytetet më të “shkreta”, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%
- Kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë për shkak të temperaturave të larta
- Përmbytjet në Nepal, më shumë se 1 mijë persona janë zhdukur, mes tyre rreth 600 turistë
- Ngushtica e Hormuzit në flakë/ Goditet një tjetër cisternë nga një “predhë e panjohur”, zjarr në anije
- Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor
- Miratohet Rasonque, ilaçi për kancerin e pankreasit që pothuajse dyfishon shanset për mbijetesë


