Gati po përfundon gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor, ndërsa nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme ende kanë mungesë të disa librave. Arsimtarët janë detyruar që gjatë këtyre muajve të diktojnë ndërsa nxënësit të shkruajnë. “Në klasën time ka vetëm gjashtë libra, një numër i nxënësve kanë bërë vetëm kopje ose çdo orë duhet të diktojmë sa më shumë ku për nxënësit është monoton ne në vend të punojmë me tekste të kemi më të gjatë për punë, analiza e pyetje”, tha Lumnije Lama, arsimtare e gjuhës maqedonase. Nga Ministria e Arsimit, ngjashëm si herët e kaluara thonë se…
Author: Rilinda
Ata thjesht thonë se nuk e dinë kur do të jetë kongres i jashtëzakonshëm për të zgjedhur një udhëheqës të ri. Gruevski tha menjëherë pasi rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale u njoftuan tha se ai e kishte përgjegjësinë më të madhe për ta si një udhëheqës. Në emsionin “Vetmë e vërteta” në Kanal 5, Peter Bogojevski nga Reformatorët theksoi se procesi i paraqitjes së dorëheqjes përshpejtoi gjithashtu pjesëmarrjen e ulët të anëtarësimit të protestave të organizuara për arrestimet dhe ndalimet e të involvuarve në ngjarjet e 27 prillit. Të dy Pandov dhe Bogoevski parashikojnë se do të…
Portali maqedonas “Kurir” ka reaguar shumë ashpër, ndaj vendimit të Gjykates supreme e cila të akuzuarit e rastit Monstra i shpalli të pa fajshëm, madje duke i krahësuar me huliganët e ngjarjeve të 27 prillit të cilët tani më një pjesë e tyre u është shpallur para burgim. Mes tjerash shkruajnë “Vrasësit e Monstres në liri, ndërsa Damovski e të tjerë në arati” Boris Damovski njihet njëri ndër organizatorët e protestave të “Tvrdokrni” të cilët protestonin kundër gjuhës shqipe, si dhe pjesëmarës së ngjarjen e kobshme të 27 prillit.
Familjarë të disa personave që vujanë dënim në burgun e Idrizovës, thonë se kushtet në këtë burg janë si në Goli Otokun e ish Jugosllavisë. Ata kanë dërguar edhe një forografi te Gazeta Lajm, e cila tregon mjerimin në këtë burg. “Këto janë kushtet në Idrizovë. Ska nxemje pas orës 14. Në një repart janë vendosur edhe njerëz të sëmurë nga zemra edhe njerëz të sëmurë psiqikisht. Këtu është bë si repart i Bardovcës”, kanë thënë të burgosurit.
Prokurorja e Prokurosië Speciale, Fatime Fetai u bë pjesë e fushatës kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, në të cilën deri tani janë bashkuar shumë figura publike. “Ne si shoqëri, nëse nuk bëjmë asgjë, bëhemi bashkëpunëtorë në dhunën kundër grave. Goditja ndaj njërës është një goditje për të gjithë shoqërinë. Goditja ndaj çdo secilës, është një goditje për secilin prej nesh”, theksoi prokurorja Fetai, përcjell TetovaSot. Fushata nën moton “Le të themi të gjithë me zë të lartë JO dhunës” është pjesë e fushatës globale për të ndihmuar në ndalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave. https://www.facebook.com/354772308029128/videos/832069343632753/
Babai dhe djali i tij tetëvjeçar u shkelën dje nga një makinë në rrugën “Pero Nakov” në Shkup. Sipas informatave të Ministrisë së Brendshme dje, në orën 19:00, një automjet me targa të regjistrimit të Shkupit “Alfa Romeo”, e drejtuar nga E.R. (29) nga Shkupi, ka goditur këmbësorët B.D. (41) dhe një fëmijë tetëvjeçar nga Shkupi. B.D. me automjetin e emergjencës, u transferua në Qendrën e Urgjencës, ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe se i janë konstatuar disa lëndime trupore dhe i njëjti është mbajtur për hetime të mëtejshme. Ndërsa fëmija me një automjet tjetër është transferuar në Spitalin…
Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe rrëshqitjeve të dheut ka ndërprerje dhe vështirësi në qarkullim në disa akse rrugore në vend. Ndërprerje të plotë të qarkullimit nga ora një pas mesnate ka në rrugën rajonale Vallandovë – fshati Udovë tek vendi i quajtur Kallkovska reka për shkak të prurjeve të ujit. Qarkullimi është riorientuar. E pakalueshme është edhe rruga Zheleznec – fshati Mallo Ilino në Demir Hisar. Me vështirësi zhvillohet qarkullimi në aksin rrugor Dellçevë – Makedonska Kamenicë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe orteqeve të sheshta në rrugë, ndërsa në rrugën Vinicë –…
Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë sot do të prezantohet Propozim-buxheti për bujqësi për vitin 2018. Mjetet që do të akordohen për bujqësi për vitin e ardhshëm do t’i prezantojë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.
Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Artan Grubi ka mirëpritur vendimin e organeve të drejtësisë në Shkup rreth çështjes së shqiptarëve të përfshirë në rastin “Monstra”. “Përshëndes vendimin e drejtë dhe të duhur të Gjykatës Supreme për rigjykim të rastit Monstra dhe për mbrojtje në liri. E vërteta dhe e drejta të ngadhënjejë”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Nëse qëllimi i masës së paraburgimit është të pengohet mundësia që dikush të arratiset ose të ndikojë mbi dëshmitarë, përse kjo bëhet tetë muaj më vonë, ndërsa asnjëri prej tyre as që është arratisur, as ka përsëritur veprën, tha për Tv Telma, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. “Sipas ligjit, masa e paraburgimit shqiptohet për të siguruar praninë e personit në gjykatë dhe mos ndikim te dëshmitarët, të mos përsëritet vepra dhe të mos ikë nga drejtësia. Nëse edhe pas tetë muajve asnjëra nga këto rrethana nuk është realizuar, pse të ketë paraburgim për këto persona. E di që kjo është…
VMRO-DPMNE ka paralajmëruar protesta gjatë ditës së sotme para burgut hetimor të Shutkës në shenjë revolte për të paraburgosurit e rastit të dhunës në parlament. Përpos protestës pritet që edhe sot të bllokohen rrugët kryesore në qytetin e Shkupit. Pas arrestimit të 24 personave, VMRO ka organizuar protesta para Gjykatës penale dhe Ministrisë së drejtësisë ku morri pjesë edhe lideri partiak Nikolla Gruevski dhe funksionarë të lartë partiak.
Vlado Jovanovski dhe Boris Damovski janë për momentin në paraburgim shtëpiak, por situata së shpejti mund të ndryshohet, sepse prokuroria u ankua deri tek gjyqtari i procedurës paraprake dhe kërkoi të dërgohen në burg, përcjell Almakos. Këshilli penal i sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion i Gjykatës Themelore Shkupi 1, mbrëmë i ka pranuar ankesat e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të veprave penale nga sfera e krimit të organizuar edhe për tre të dyshuar për dhunën në Kuvend më 27 prill të këtij viti, për të cilët u caktua paraburgim shtëpiak ka vendosur ta ndryshojë vendimin dhe t’i…

