VMRO-DPMNE ka paralajmëruar protesta gjatë ditës së sotme para burgut hetimor të Shutkës në shenjë revolte për të paraburgosurit e rastit të dhunës në parlament.
Përpos protestës pritet që edhe sot të bllokohen rrugët kryesore në qytetin e Shkupit.
Pas arrestimit të 24 personave, VMRO ka organizuar protesta para Gjykatës penale dhe Ministrisë së drejtësisë ku morri pjesë edhe lideri partiak Nikolla Gruevski dhe funksionarë të lartë partiak.

