Vlado Jovanovski dhe Boris Damovski janë për momentin në paraburgim shtëpiak, por situata së shpejti mund të ndryshohet, sepse prokuroria u ankua deri tek gjyqtari i procedurës paraprake dhe kërkoi të dërgohen në burg, përcjell Almakos.
Këshilli penal i sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion i Gjykatës Themelore Shkupi 1, mbrëmë i ka pranuar ankesat e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të veprave penale nga sfera e krimit të organizuar edhe për tre të dyshuar për dhunën në Kuvend më 27 prill të këtij viti, për të cilët u caktua paraburgim shtëpiak ka vendosur ta ndryshojë vendimin dhe t’i dërgojë në Burgun hetues Shkup, konfirmuan nga Gjykata Penale.
“Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkup 1 – Shkup, duke vepruar sipas ankesave të parashtruara nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, miratoi vendim për pranimin e ankesave të prokurorisë dhe ndryshimin e vendimeve të gjyqtarit të procedurës paraprake në mënyrë që propozimi i BPPO për ndjekjen penale krimit të organizuar dhe korrupsionit të përcaktoj masën e paraburgimit kundër të dyshuarve M.P, G.G. dhe EDB, është përcaktuar masë ndalimi prej 30 ditësh dhe për shkak të arsyeve të parashikuara në nenin 165 st.1 t. 1 dhe 2 të LPK-së”, thonë Gjykata Penale.
Njëkohësisht, ata shtojnë që së shpejti do të dëgjohen dhe palët nga partitë e tjera.
Gjyqtar i procedurës paraprake urdhëroi dje një urdhër për paraburgim prej 30 ditësh dhe për një person tjetër, i cili dje u shfaq vet në gjyqin e gjykatës.
‘Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkup 1 – Shkup, intervistoi një person me propozim të Prokurorisë Publike për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin me qëllim të përcaktimit të masës së paraburgimit lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. R.M, për të cilën pas deklaratave të personave të paraburgosur ,gjyqtar i procedurës paraprake miratoi vendim me të cilin e pranoi propozimin e Z.S dhe urdhëroi 30 ditë burgim”, informojnë nga gjykata./Almakos

