Opozita maqedonase ka paralajmëruar se të dielën do të organizojë protesta popullore kundër padrejtësive të pushtetit, i cili përmes trysnisë ndaj gjykatave monton raste. VMRO-DPMNE thotë se pushteti ka standarde të dyfishta duke montuar procese gjyqësore ndaj njerëzve të pafajshëm.
“Rasti “Monstra” dhe të gjithë rastet tjera të PSP-së janë shenjë që kemi një gjykatë e cila punon me urdhra dhe shtet të kapur në të cilin nuk ka drejtësi ose e njëjta është selektive”, fajësojnë nga VMRO-DPMNE.
Partia e Gruevskit dhunuesit e deputetëve dhe të gazetarëve më 27 prill në Kuvend i quan heronj, ndërsa të dënuarit në rastin “Monstra” kriminel.
“Kemi rast ku vrasësit e fëmijëve në Smillkovë me shumë gjasa do të jenë të lirë. Edhe pse Edmond Temelko është në paraburgim shtëpiak, patriotët e 27 prillit janë në burg, kurse kriminelët janë të lirë”, thonë nga VMRO./Almakos
Data 27.08.2026
Aktuale
- Mexhiti: Rruga “Ferid Murad” po merr pamjen e re, përmbyllet rikonstruimi i tërësishëm
- I vëllai pothuajse pushoi së foluri – rituali i thjeshtë që i ndihmon të lidhen sërish
- Ndalesë për lëvizje nëpër pyje, vazhdon deri më 30 shtator,rreziku nga zjarret ende është i madh
- Soni di si të marrë vëmendje, po duket mahnitëse në këtë veshje
- (FOTO) VLEN: Për BDI-në, Kosova ishte vetëm “Kosovë”, jo “Republika e Kosovës”
- Çmimet e naftës bien në tregjet botërore për të katërtën ditë radhazi
- Drejtori i CIA-s e paralajmëroi Rusinë të mos sulmojë aleatët e NATO-s
- LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare, komunikacioni zhvillohet pa pengesa


