Sot është 109-vjetori i fillimit të Kongresit të Alfabetit në Manastir, ku u mbrojt identiteti kombëtar dhe rilindësit tanë vendosën për alfabetin e gjuhës shqipe. Populli ynë do t’i kujtojë gjithmonë dijetarët tanë, delegatët e asaj kohe, të cilët ishin të vendosur që t’i japin hov zhvillimit të arsimit dhe kulturës shqiptare, përmes përhapjes së shkollave shqipe..Manastiri do të vizitohet edhe më shumë nga shqiptarët e të gjitha trojeve, dhe jo vetëm në përvjetorin e saj..Se sa e gjatë dhe e vështirë ishte udha e shkronjave, si u bë që në një kohë kur shqiptarët ishin të hutuar, 150 delegatët shqiptarë të bëhen tok për të formuluar alfabetin shqip me shkronja latine, ç’kuptim mund të ketë një komb pa gjuhë dhe një gjuhë pa alfabet, si reflektohet sot pas 109 viteve kjo ngjarje jetike për kombin shqiptar, ku i gjen shqiptarët e Maqedonisë dhe përse akoma nuk arrijmë të flasim e të shkruajm drejt dhe sa kanë arritur qeveritë të ruajn dhe mirëmbajnë Muzeun e Alfabetit janë çëshjte që u debatuan sonte në #Click Plus që emitohet në Tv 21, njofton Almakos.
Të ftuarit e temës së sontëshme për të folur rreth abc’së në 109 vjetorin e saj janë: Hazbi Lika – zv/kryeministër për implementimin e Marrëvësheshjes së Ohrit;Ilmi Veliu – Historian, Mustafa Peza – Gazetar dhe Berton Sulejmani – Gjuhëtar
Hazbi Lika në një lidhje të drejtpëdrejt nga Kongresi i Manastrit vlerëson se veprimtaria kombëtare, ose më konkretisht, ajo kulturo-arsimore dhe gjithë proceset që shkojnë në favor të çështjes kombëtare kanë pasur momente kur janë lartësuar, kanë qenë të çmuara dhe të domosdoshme për kohën dhe ishin të krijuara ose të nxira, dhe, ka pasur momente kur kanë pasur rënie, rënie jo nga vetë koha, por pjerdhje me qëllim për të humbur ose ndaluar realizimin e idealeve…
“Ka tre ditë që bëjmë aktivitete për shënimin e 109 vjetrit të alfabetit dhe këto aktivitete kanë filluar në kordinim me ITSHK me kryetar Skender Hasanin. Ditën e parë të kremitimit bëmë përurimin e pullës postare me Faik Konicën, ditën e dytë kishim Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, ka pasë majft vizita të delegacioneve të ndryshme dhe në fund kishte dhe një koncert në emër të kësj feste. Një fjalim përshëndetës pati dhe kryeministri Zoran Zaev. Sa i takon bashkëpunimt dhe bisedave rreth takimit me z.Ilir Meten e njoftuam për gjendjen e këtij institucioni, e njoftova se për vitin e ardhëshëm do të kemi një rikonstruim në bazë të projekteve të IPA fondeve që këtë festë ta shënojmë edhe me aktivitet më të shumta vitin tjetër” tha Lika.
Se sa është mirëmbajtur muzeu i Manastirit nga ana e Sekretaritit të Marrvëshjes së Ohrit dhe Ministrisë së Arsimit, Lika thot se deri tani ka patur një mirëmbajte të kënaqshme por është konstatuar se ky objekt duhet të ketë një rikonstruim më të detaishëm dhe pjesa shtes përveç IPA fondeve, do të investohet nga buxheti i R.Maqedonisë.
Rreth unifikimit të abatares shqiptare me Kosovën dhe Shqipërinë, Lika thotë se janë marr shumë hapa në drejtim të krijimit të kushteve më të mira, janë sjellë shumë vendime të rëndësishme , ndërsa janë themeluar dy agjensione rreth përdromit të gjuhës shqipe, këto janë hapa konkret që kemi bërë deri më tani ndaj dhe besoj se kjo qeveri që e quan veten si reformuese të vijë dhe te unifikimi i abetares sonë, është më shumë çështje teknike se sa politike, por kjo duhet të shkojë paralel me programet arsimore, përfundon Lika në #Click Plus.
Veli thot se Manastiri për shumëkë është asociacion i alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe, meqë para 109 viteve në këtë qytet u mbajt kongresi i cili vendosi që shqiptarët e të gjitha trevave të kenë një alfabet. Por objekti në të cilin intelektualët shqiptarë para 109 viteve u përcaktuan për alfabetin latin vazhdojnë të jetë në gjendje të mjerueshme, pa kushtet e nevojshme ambientale, teknike por edhe kuadrovike. Qeveri të ndryshme gjithmonë kanë dhënë premtime dhe deklarata publike, por gjendja në Muzeun e Manastirit edhe pse ka statusin e institucionit shtetëror të kulturës mbetet e pandryshuar.
“Kur flasim për Manastirin dhe ngjarjet e tij deomos une si historian jam i detyruar të përmendi një historian të Manastirit, Reshat Nexhipin. Të punosh, jetosh dhe veprosh si historian në Mansair nuk është njëlloj si ata që veprojnë në Kerçov, Tetovë ..më vjen keq që nuk e shohë me ndonjë mirënjohje nga programet e kësaj feste në këtë 109 vjetor, shton Veliu.
Peza thot se muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir është në gjendje të mjerueshme. Pavarësisht disa marrëveshjeve dhe paralajmërimeve për projekt rinovues, 109 vjetori i alfabetit, muzeun e gjen të përgatitur vetëm për përvjetor, por jo edhe të rinovuar. Muzeun e alfabetit të gjuhës shqipe e shkatërruan pikërisht analfabetet, me papërgjegjësinë e tyre. Ky nuk po e luan rolin e muzeut, të pasurisë tonë më të madhe shpirtërore dhe kulturore e që na e ruajti identitetin kombëtarë.
“Manastiri ka qenë një nga qendrat ku gjuha shqipe ka marë bujë, por sot ai është lënë pas dore, kemi vite me radhë probleme me përdorimin e gjuhës shqipe në Manastir edhe pse kemi një shkollë të mesme atje, është shumë vështirë të jesh 5% në qytetin ku ka nisur gjuha shqipe, ku u krijua alfabeti i gjuhës shqipe.
Të krijohen kushte normale për muzeun e alfabetit , ai duhet të jetë i hapur për vizta edhe të pa paralajmëruara dhe jo vetëm dy ditë në prag të përvjetorit, skemi akoma veshjet e të gjithë delgatëve”, thekson Peza.
Sulejmani thot se aty ka mjaftë probleme të pazgjidhura. Mes partisë me kohë ato probleme nuk janë zgjidhur por edhe tash nuk zgjidhen. Ka disa probleme si në pikëpamje të mirëmbajtjes së objektit, si në pikëpamje të gjërave përcjellëse si shtëpi e shenjtë që është për popullin shqiptar. Mendoj se më shumë duhet bëhet si nga ana e ministrisë por edhe nga faktorët tjerë.
“Historikisht Manastiri ka qenë vatër e shkronjave ku u bë unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe , mirëpo pas viteve ’90’të Manasatiri u shëndrrua në një vatër të urrejtjes. Falë aktiviteteve në ditët e nëntorit na lënë për të shpresuar se do të ndryshojë klima në atë qytet, që politka të bëj pjesën e vet dhe ne intelektualët ta bëjmë atë që na takon ne”, deklaroi Sulejmani.
Koment:
Kjo festë të jetë një mundësi më shumë që ne të reflektojmë për rëndësinë që ka shkrimi shqip, fjala shqipe dhe kultura shqiptare në Maqedoni.
Me këtë rast nuk mund të mos e shprehim keqardhjen se këto shkronja të gjuhës sonë të bukur edhe sivjet nuk e gjetën mirënjohjen e duhur në Maqedoni, edhe sivjet shqipja nuk u bë gjuhë e dytë zyrtare dhe kjo vetëm për fajin e politikanëve shqiptarë që ndër vite e pamundësuan zyrtarizmin e gjuhës shqipe në vend. Megjithatë urojmë që 22 Nëntori i viteve të tjera të na gjejë më mirë, më të bashkuar dhe me shqipe të nderuar në Maqedoni.
Që nga 107 vjetori autoritetet kishin premtuar se deri në këtë përvjetor do të realizohet projekti për rinovimin e godinës dhe se do të zgjidhet çështja pronësore me lokalet afariste në hyrje të ndërtesës së muzeut. Megjithatë, në këtë drejtim, asgjë nuk është ndërmarrë.
Sot në Manastir nuk flitet më për dominim, por është e vështirë të hasësh dikë që flet shqip, tabalet e shenjat e informacionit në Manastir të gjitha janë maqedonisht dhe bile me alfabetin cirilik shumica e tyre.
Këtu nuk flitet për nacionalizëm, por thjesht presim dhe na e ka qejfi që përveç maqedonishtes të gjeja sado pak edhe të flitej pak shqip, të kishte ndonjë flamur shqiptar, diku mbi ndonjë local apo ndërtes, të kishte ndonjë table sinjalistike për shqiptarët, në rrugë, në emërtime zyrtare të objekteve e rrugëve (siç ka edhe në lagjet shqiptare në Shkup ), në biznese turistike apo të tjera, dhe mbi të gjitha në atë për të cilën ky qytet njihet ndërmjet shqiptarësh…./Almakos

