Sonte në emisionin #Click Plus që emitohet në Tv21 u debatua rreth libërave shkollor me/pa gabime, përse nuk përmirësohen gabimet nga tekstet shkollore, dhe cilët janë shembujt më drastik, dhe se sa janë larg reformat në zhvillimin e arsimit dhe çfarë plane ka drejtori shqiptar i byrosë për ta rregulluar këtë problem shumëvjeçar..
Se çfarë mësojmë nga librat shkollor debatuan të ftuarit: Naser Miftari, profesor historie Zef Lush Marku, Nuhi Dardhishta, Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar, Rizvan Bela, drejtor Byrosë për zhvillim të arsimit, Ajten Qamili, gjuhëtare, Vebi Bexheti, gjuhëtar, ish-ministër dhe Valon Ejupi, Unioni i Nxënësve Shqiptar, përcjell Almakos.
Valon Ejupi nga Unioni i Nxënësve Shqiptar theskon se gabimet skandaloze që hasen në tekstet e tanishme shkollore, dhe që janë të natyrës së ndryshme, duke filluar nga gabimet gjuhësore, konceptuale e deri te fyerjet do të vazhdojnë të jenë prezent për nxënësit e shkollave fillore. Shumë herë në tekste janë hasur fjalë ofenduese dhe me informata të gabuara për shqiptarët, libra me gabime skandaloze profesionale si dhe gabime drejtshkrimore dhe me po të njëjtat libra nxënësit mësojnë edhe këtë vit shkollor. Ejupi thotë se gabimet faktografike nuk janë më të pakta në lëndën e gjeografisë. Ai shton se aty shqiptarët e Maqedonisë rezultojnë të kenë prejardhje maqedonase, por me ardhjen dhe sundimin e Perandorisë Osmane, disa prej maqedonasve kanë pranuar fenë islame dhe kështu gradualisht janë shqiptarizuar.
“Kemi gabime të mëdha në librat e gjeografisë dhe historisë, nga Ministaria e Arsimit na është premtuar zgjidhje por asnjëherë nuk ka hapa konkrete. Një shembull të tillë po jap nga libri i gjeografisë i viti 2009’ë ku nuk theksohet se R. e Maqedonisë kufizohet edhe me Kosovën..me pas shembuj të titpi: Egsiztojnë fise që pretendojnë se janë autoktonë”.., thotë Ejupi.
Naser Miftari-profesor, thot se kërkojmë tërheqjen e tyre dhe kërkojmë botimin e teksteve të reja, duhet të krijohet një komision ekspertësh me të cilët jo vetëm si tekst në pamje por ajo duhet të ndryshojë dhe nga përmbajtja dhe nga aspekti didaktik i saj. Gabimet më trashanike janë qasja didaktike, në tekstin që duhet të punohet nuk plotëson kriteret. Ai flet dhe për metodologjinë e mësimit: ” Me vite të tëra nxënësit kanë në duar një dokument zyrtar, ku nuk kanë të drejtë të japin mendimin e tyre, por vetëm ndëgjojnë” tha Miftari.
Ajten Qamili vë ne dukje gabimet historiografike që po i hasin mësimdhënësit në librin e historisë dhe gjeografisë, të pashmangshëm janë gabimet edhe në librin e kulturës qytetare, ku shqiptarët i quajnë si të prapambetur dhe të pakulturuar.
“Aspekti gjuhësor është i pafalshëm, gabimet gjuhësore me librat e përkthyera kanë një numër shumë të madh të gabimeve ‘të humbura në përkthim”. Librat e tillë janë fizika, bilologjia, matematika.. psh ‘livadhi magnetik’ e në përkthim adekuat duhet të jetë ‘fusha magnetike’. Kur nxënësi mëson nuk mund të definon se cili do të ishte kuptimi i saktë i fjalisë. Apo problemi mes germës l dhe ll, njëkohësisht gjatë përkthimit në shqip nuk kemi dhe raca përkatëse në gjuhën shqipe, psh Darkoja dhe jo Darko, theskon Qamili.
Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, Nuhi Dardhishta, kërkon strategji dhe programe të reja, libra të rinj dhe se me këto që mësojnë nxënësit ju ka skaduar afati. Ai shtron nevojën për një strategji të re, programe të reja, tekste të reja, libra të rinj, se këtyre ju ka skaduar afati dhe ka shumë gabime. Kërkojmë në arsimin fillor dhe të mesëm që Ministria e Arsimit të konsultohet me shoqërinë civile, sepse ne jemi ata që bëjmë ndryshime, e jo ata njerëzit e njëjtë të ministrisë dhe të komisioneve që nuk ndryshojnë.
“Për të githa librat kemi dhënë vërejtjet tona, jane libra skandaloz dhe siç thamë një ndër to është libri i gjeografisë që ne disa herë kemi shkuar në Ministrinë e Arsimit, por nuk janë dedektuar problemet deri në fund. Më pas kemi një ngarkes të madhe të programeve të tepërta, numërin dhe fondin e orëve që mbajnë nxënesit, çdo ditë kanë nga 7 ore. Kemi gabime të pafalshme ku na quajnë ardhacak, indian, të dhunshëm, dhe ne jemi të vetmit që kemi dërguar kërkesa për ndryshim të këtyre librave, gabime trashanike vijojnë edhe në përkthim, që dua të them se duhet t’ju lejohet shtëpive botuese të përkthejnë dhe jo individë”, deklaroi Dardhishta në #Click Plus.
Rizva Bela, drejtor Byrosë për zhvillim të arsimit thotë se gabimet në tekstet shkollore, qofshin ato përmbajtjesore ose teknike, disa herë janë denoncuar.
“Kemi tentuar të bëjme reforma por nuk kemi arritur ato ti kryejmë, nuk kemi avancime të pëlqyeshme, problemet në arsim nisin në dy segmente: partizimi i arsimit rreth punësimit dhe pasataj të observohen ndërhyrjet. Librat i kontrollon një komision reçensues që i shqytron gabimet, ndërkaq ne si byro japim vetëm mendim. Në komisionin rreth ‘Përpunimit të Strategjisë Nacionale’ marrim pjesë vetëm dy shqiptar, ka pjesëmarrës të të githa institucioneve ndërkombëtare dhe organizatave të ndryshme joqeveriatre, deputet opozitar dhe pozitar, por ka mungesë për një lloj të seriozitetit në qasjen dhe përpilimin e librave. Ne si byro kemi dhënë vërejtjet tona rreth përkthimit deri tek Ministria e Arsimit dhe ajo duhet të marë vendime përfundimtare”, shton Bela.
Vebi Bexheti, gjuhëtar, ish-ministër thot se përpunimi i teksteve nuk është se nuk ka ndodhur asnjëherë, pra ka pasur rishikime, ka pasur ndryshime. Mirëpo, nuk ka pasur ndryshime në metodologji e cila është gabimi më i madh, sepse në fakte ose me saktësi historike shumë pak gjëra ndryshojnë, do të thotë nuk kemi zbulime të reja që të behet ndonjë ndryshim esencial, mirëpo problemi është i metodologjisë së përdorur.
“Duhet të kemi një qasje shumë më serioze, duke nisur nga sensibilizimi dhe nxitja, kjo problemetikë shumë pak është e pranishme në media. Duhet bërë punë që japin rezultat, politizimi, partizimi nga drejtorët, arsimtarët që shkojnë përmes linjës partiake dhe të vazhdojmë tek puna me përgjegjësinë që kanë autorët e teksteve për të ardhur më pas tek përkthyesit. Nuk është e drejt që përmes tendereve të zgjidhen ata, nuk janë fajatorë përkthyesit por ata që i zgjedhin, në 109 vjetorin e alfabetit ne flasim akoma për drejtshkrim, më mirë mos të jenë fare ato tekste se siç u janë servuar nxënësve me gabime sintaksore, apo me gabime rreth ë-ve,’ tëtë’ lidhzës ngjitur…janë çështje të vonuara por shpresojmë së bashku të arrijmë diçka, vlerësoi Bexheti.
Gabime të ndryshme nëpër tekstet shkollore , si ato drejtshkrimore por edhe shtrembërime të fakteve historike kanë shoqëruar për shumë vjet me radhë mësimin e nxënësve shqiptarë, ndërsa pavarësisht premtimeve të shumta të autoriteteve arsimore, deri tani ende nuk është bërë ndonjë ndërhyrje për përmirësimin e kësaj situate./Almakos