Komisioneri i Zgjerimit të BE Johannes Hahn kumtoi se Bashkimi Evropian do të sigurojë 37.5 milion euro për përmirësimin e kushteve në sektorët e punësimit, arsimit dhe përfshirjes sociale, duke nxitur fillimin e fushatës “Ne besojmë në ju, duke investuar në ju, BE për ju”, njofton Almakos.
Fushata i referohet tre sektorëve të mbështetura dhe të financuara nga programi operativ për resurset njerëzore 2007-2013 IPA.
Kam qenë shumë herë për të ndihmuar në trajtimin e krizës politike, por për momentin jam veçanërisht i kënaqur që tani mund të largojmë vëmendjen tonë nga çështjet e krizës dhe t’ju dedikohemi aktiviteteve që janë të orientuara drejt së ardhmes. Ne gradualisht po kthehemi në normalitet. Kjo është shumë mirë për vendin, sepse tani mund të përqendrohemi në çështje më të rëndësishme, që do të thotë të punosh në shërbim të qytetarëve, duke u mundësuar atyre të kualifikohen, të punësohen “, tha Han.
Ai i shprehu mirënjohjen Qeverisë për bashkëpunimin e saj në këtë fushë, por falënderoi gjithashtu organizatat joqeveritare, duke theksuar se ato janë në të vërtetë shumë të rëndësishme që një shoqëri të jetë vitale dhe aktive.
Hahn shtoi se me këtë fushatë, në fakt, BE tregon se ka një besim të fortë në të ardhmen e Maqedonisë dhe me këtë, përveç ndihmës së njerëzve në vend, do të parandalohet dhe ikja e të rinjëve drejt vendeve të Unionit.
Në kuadër të fushatës, Han vizitoi dhe Agjencinë për Punësim, u shëtit me autobusin e BE-së dhe iu drejtua përdoruesve në kuadër të projektit “Përkrahje për punësimin e të rinjve” e zbatuar nga Agjencia për Punësim.
Fillimi i fushatës u shënua në Qendrën Informative të BE-së, ku përveç Han, ishin dhe Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zbogar, Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, ministrat Mila Carova dhe Dragan Tevdovski./Almakos

