Debat publik për propozim-ndryshimet në Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA).
Sipas paralajmërimit, folës në ngjarje do të jenë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe ministri pa portofol i angazhuar për komunikime, transparencë dhe llogaridhënie Robert Popovski.
Përveç përfaqësuesve të institucioneve dhe asociacioneve relevante, siç bëjnë të ditur nga MSHIA, debati është i hapur për të gjithë qytetarët e interesuar. Qëllimi është që të gjitha palët e prekura të kontribuojnë me rekomandime të tyre për ndryshime në rregullativën ligjore.

