Nën moton “Të gjithë jemi fëmijë të tyre” Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit do të shënojë fillimin e Javës për kujdes për personat e moshuar.
Në ngjarje me rastin e Javës, do të prezantohen sfidat e tanishme dhe të ardhshme për kujdesin për këtë kategori të cenueshme të qytetarëve, si dhe mundësitë për implementimin e servisit publik social.
Kryqi i Kuq tani më tetë vite ofron një servis të tillë social, në kuadër të së cilit realizohen vizita të personave të moshuar dhe të pafuqishëm në kushte shtëpie, ndërsa për personat e moshuar aktivë funksionojnë tre qendra ditore.
Për këto aktivitete Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit organizon ekip prej pesë infermiereve, 12 vullnetarë, tre persona përgjegjës në qendrat ditore.

