Është e rëndësishme të përfundojmë plotësisht reformat vendore për ti bërë të pa bazë shkaqet e bllokimit të Maqedonisë që vijnë nga Greqia, tha sonte Ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov në Top Tema, përcjell Almakos.
“Të heqësh argumentet e atyre që besojnë se bllokada ndaj Maqedonisë është një politikë e duhur, unë personalisht mendoj se aventura me antikrizën ishte një keqkuptim rreth asaj se si punon bota, duke u dhënë argumente forcave negative, dhe duke humbur mbështetjen rreth integrimeve. Beteja për emrin është një politikë e papërgjegjshme”, tha Dimitrovi.
Për Dimitrovin, në thelb, çështja duhet të kalon në një debati publik. Ai thotë se përgjegjësia është për të gjithë kombin dhe se procesi do të përfundojë në një referendum.
“Referendum është pjesë e programeve zgjedhore dhe në këtë kuptim përgjegjësia natyrisht bie tek politika, por është për të gjithë ne” shton Dimitrov.
Ministri i Jashtëm maqedonas nuk pret një propozim të ri mbi çështjen e emrit nga takimi që ndërmjetësi i OKB Nimic ka planifikuar bisedimet në Bruksel më 11 dhe 12 dhjetor me përfaqësuesit e të dy vendeve.
“Ndoshta takimi i parë pas një kohe të gjatë do të përdoret për të marë sinjale nga ana e tij dhe të flasin për formatin, dinamikën dhe do të shkojnë me një qasje të tillë ku nuk do të ketë propozim konkret për emrin nga ai takim”, tha Dimitrov.
Në takimin në Bruksel do të jetë negociatori aktual Vasko Naumovski, i cili, siç tha ai, do të ketë një diplomat të lartë dhe një ekip të tërë për të mbështetur procesin./Almakos

