Kryeministrit Zoran Zaev i është dhënë çmim për kontribut të veçantë në nxitjen e tregtisë dhe investimeve në mesdhe nga Forumi Ekonomik në Uashington. Ai është i vetmi zyrtar i lartë i cili mori një çmim të udhëheqjes. Çmimi “Udhëheq ës i Mesdheut” u prit nga zëvendës kryeministri për çështjet Ekonomike Koço Angjushev, përcjell Almakos.
“Çmimi që marr sot, në emër të kryeministrit Zoran Zaev, është një mirënjohje për punën e tij, por edhe për punën e Qeverisë që e kryeson atë. Meqë unë e njoh mirë dhe kam mundësinë të punoj me të çdo ditë, pretendoj se ky çmim do të shkojë në duart e duhura “, tha zëvendës Kryeministri.
Zëvendëskryeministri në emër të Kryeministrit Zaev dha një pasqyrë të shkurtër të situatës politike në vend gjatë dy viteve të fundit dhe konfirmoi ambiciet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.
Angushev theksoi se Zoran Zaev gjatë dy viteve të fundit ka punuar në interes të qytetarëve, me një synim të qartë që Republika e Maqedonisë të kthehet në rrugën e duhur në drejtim të integrimit euroatlantik të vendit.
“Ju siguroj se Qeveria do të punojë me përgjegjësi dhe përkushtim për të arritur qëllimin e këtij udhëtimi për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe BE-së. Ne e njohim këtë çmim si një mbështetje për punën e kaluar dhe shpresojmë se një ditë Republika e Maqedonisë do të jetë anëtare e plotë e BE-së dhe NATO-s, si një vend i zhvilluar me një ekonomi të zhvilluar “, tha Angjushev./Almakos


