Partitë shqiptare në Kumanovë do të humbin dy drejtori që kanë pasur gjatë mandatit të kaluar. Shtëpia e pleqve dhe Ndërmarrja komunale “Parking”, do të vazhdojnë të udhëhiqen nga shqiptarë por të njëjtit do të jenë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, shkruan gazeta Lajm.
Kryekomunari Maksim Dimitrievski, i cili fitoi bindshëm që nga rrethi i parë hisen e shqiptarëve sa u përket drejtorive të ndërmarrjeve komunale do t’a ndajë në mes shqiptarëve të LSDM-së dhe partnerit shqiptarë në pushtet lokal, që deri më sot ende nuk është zyrtarizuar.
Humbja e drejtorive që kanë poseduar BDI dhe RDK në mandatin e kaluar të pushtetit komunal gjatë koalicionimit me LSDM, ka krijuar shumë pakënaqësi te Bashkimi Demokratik për Integrim, e cila edhe pse mbështeti publikisht Dimitrievskin, nuk po i plotësohen pretendimet nga ky i fundit

